• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Malësi të Madhe, një grua dyshohet se është hedhur nga gremina, policia gjen celularin dhe një fletore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 48-vjeçare është raportuar e zhdukur në Malësinë e Madhe nga bashkëshorti i saj që prej paradites së djeshme. G.H ka thënë në polici se bashkëshortja e tij SH.H është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Policia e Shkodrës njoftoi ditën e sotme se gjatë kërkimit në terren ka gjetur në afërsi të një shpelle telefonin e gruas dhe një fletore.

Dyshohet se gruaja është hedhur në greminë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia thotë se ka ndërprerë kërkimet në pritje të mbëritjes së ekipeve të specializuara nga RENEA dhe FNSH.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj, Njësia Administrative Gruemire , Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim pasi bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk është kthyer më.

Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër, kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, dhe pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të mbërrijë edhe forcat e RENEA-ss dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të shtetases Sh. H.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *