• |
ide | kryesore

Flet Berisha: Bashën do ta nxjerrim butësisht nga zyra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nëse Lulzim Basha nuk largohet nga zyra e kryetarit të Partisë Demokratike brenda 5 janarit, do të organizohet një protestë paqësore, ku anëtarësia e partisë do ta nxjerrë butësisht nga zyra.

“Nëse Basha nuk largohet nga zyra brenda 5 janarit, do të ketë një protestë paqësore. Ai po mban selinë, kështu që paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë nga zyra.

Anëtarësia do i tregojë se ajo zyrë nuk është e një deputeti, por e atij që do të zgjedhin anëtarët e PD-së për drejtimin e saj. Deputeti Basha do të largohet nga zyra dhe kaq është historia”, theksoi Berisha.

“Ne do të bëjmë protestë absolutisht paqësore. Natyrisht, siç e panë mediat, ai kishte futur banditë të armatosur në seli, në datën 18. Ky ishte një akt shumë i rëndë, nga më të pashembulltit në historinë e një force politike demokratike.

Mediat i kanë faktuar këto me emra dhe fotografi. Uroj që të ketë nxjerrë mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verdiktit të 44 mijë anëtarëve të PD-së. Përndryshe, ata butësisht do ta nxjerrin nga zyra”, – shtoi Berisha në një intervistë në A2 CNN. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Telenovela gallates berishiste vazhdon, pas serialit te hedhjes ne lane te Bashes tani Berisha promovon serine e nxjerrjes butesisht me proteste paqesore. Aq sa do heqi nga pushteti Ramen me protesta te “fuqishme” aq do nxjerri edhe Bashen nga zyra me protesta te “buta”. Llogje berishiste per te eriksuar mbeshtetesit e tij.

  2. Bravo 100 here per shpirtmadhesin qe tregove birish. Po kam hall mos i mbetet hatri atyre te tjereve qe nuk i ke nxjerre butesisht. Do te thone pse ne na ke zgerdhi bashen jo.

    1. Te gjithe ato qe ti thua “nuk i ka nxjerre butesisht”, te gjithe u shkeputen, e provuan dhe u kthyen prape me Berishen dhe ben hajer aq sa bene. Lul Brava, do nxirret me shkelma sepse ne krahasim me ata te paret qe shkeputeshin nga PD-ja per mosekzistencen e fraksioneve, Lul Brava eshte personi qe paguhet per te mbajt opoziten ne “stand by” dhe ky vetem pasurohet ( nga 1 kompani qe kishte kunati u Lulit jane bere 14 te tilla). Kjo u kuptua tashme nga i madh dhe i vogel, dhe per kete bythqimllek Lul Brava do nxirret me ceremoni nga zyra.

      Fatkeqeisht do merizten pak sufllaqet e Ramazanit qe per cudi keto kohe te nxjerrin syte duke mbrojt Lul Braven.

  3. Shoqeria shqiptare ka narre fund nga cdo drejtim , njerez qr skane pike morali , te pa turp fare , lexoj komentet dhe shoh banalitet tepa pare. Per interesat e tyre te zezen e bejne te bardhe , nje cthurje tetille nuk eshte pare. Bashe brava eshte diversion ne PD. Kete e di edhe bufi. Faqja e zeze e tij, dhe poshtersia e rames . Gjithmone ka nje fund

  4. Berisha se karcet dhembet sa adej e kendej, ti therase mendjes e te rehatohet ne pensionimin e tij politik. Neqofte se Berisha se kupton se nuk tremb njeri, duhet dikush nga ata qe i vene mbrapa, se kali Berisha nuk ka takat per karocen e tyre. Te gjejne nje kale tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *