• |
ide | kryesore

Kriza energjetike në Kosovë, Kurti: Kemi stabilizuar furnizimin

-Instant, Lajme, Të fundit

Kosova ka arritur të stabilizojë furnizimin me energji elektrike, por krizën nuk e ka mposhtur ende. Kryeministri, Albin Kurti, konfirmoi se ndërprerjet e energjisë thuajse janë hequr dhe se po bëhet ç’është e mundur për ta tejkaluar këtë moment të vështirë.

Për këtë krizë, fajësoi shtatëfishimin e çmimit të energjisë në bursa dhe dobësimin e kapaciteteve prodhuese të brendshme. “Po bëjmë gjithçka mundemi. Ju faleminderit për mbështetjen dhe ju lutemi për kursim e racionalizim të shpenzimit me aq sa mundeni”, tha Kurti.


Nga qeveria konfirmojnë se është bërë gjithçka e mundur që barra e rëndë e kësaj krize të mos bjerë mbi qytetarët.

“Në javët e fundit, ne kemi miratuar vendimin në qeveri që subvencionin konsumin e energjisë elektrike, me qëllim që të evitohet rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe anën tjetër të sigurohet një furnizim stabil”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës.

“Jemi katastrofë, ka 12, 15, 18 orë nëpër disa lagje të Prizrenit. Kjo është katastrofë totale dhe ne kemi çuar si popull mbrapa pas luftës që i kemi pas, këto janë trauma për qytetarët, janë katastrofë për ekonomitë e Kosovës”, shprehet një banore e Prizrenit.

“Është duke na bërë probleme të mëdha, aq sa nuk jemi duke mundur të punojmë”, tha një biznesmen.

Prej ditësh, Kosova është përballur me mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Kjo ka zemëruar tej mase qytetarët, të cilët këtë situatë e krahasojnë me atë të pasluftës.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu