• |
ide | kryesore

Mashtruan mijëra njerëz përmes Call Center-it, prokuroria kërkon masa të ndryshme sigurie ndaj pronarit dhe punonjësve

-Instant, Lajme, Të fundit



35 punonjës dhe pronari i “Call Centeri” në Tiranë u arrestuan tri ditë më parë me akuzën e mashtrimit kompjuterik të shtetasve të huaj nga Tirana. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, për administratorin e kompanisë që kryente mashtrime përmes Call-Center, shtetasin izraelit Rafael Genish. Ndersa për kategorine e punonjësve senior ne kete kompani akuza ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 dite. Masa :arrest shtepie” eshte kerkuar për punonjësit që kane pasur statusin junior. Ndersa për punonjësit e thjeshtë prokuroria ka kerkuar “detyrim paraqitjeje”.

Janë mbi 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në në bursë, dhe i është shkaktuar dëm disa miliona euro. 2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane. Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “Call center“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *