• |
ide | kryesore

Debat për krizën energjitike në Kuvendin e Kosovës, deputetët e LDK largohen nga salla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit pas përplasjes me deputetët e Vetëvendosjes lidhur me mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme për krizën energjetike. Kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pas sjelljes së deputetëve të VV-së ndaj atyre të opozitës do ta largohen nga seanca.

“Në qoftë se kryeministri i vendit e quan të parëndësishme me marrë pjesë në këtë seancë, nëse deputetët e pushtetit sillen në këtë formë me deputetët e opozitës atëherë ne deklarojmë se largohemi nga seanca deri në pikën e radhës”, tha Gashi.

Opozita ka kritikuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet kriza energjetike në vend dhe propozim-vendimi i qeverisë për marrjen e masave për emergjencë energjetike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *