• |
ide | kryesore

Shpallet fituesi festivalit të RTSH dhe kush do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Kënga “Sekret” e Ronela Hajatit është shpallur fituese e edicionit të 60-të këngës në RTSH.

Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song që zhvillohët në Torino të Italisë në 2022.

Në vendin e dytë, u rendit Alban Ramosaj me këngën “Theje”, ndërsa vendi i tretë u nda mes dy artistëve, Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja.

Ronela ia dedikoi fitoren babait të saj që nuk jeton më.

“Para se të them diçka për veten dua një duartrokitje të madhe për Albanin që është një nga artistet më të mirë në Shqipëri.

Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do jetë nga më të rëndësishmit në jetën time. Ky i dedikohet vetëm babës time që më shef nga lart”, – tha Ronela.

Spektakli u moderua nga Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=NczxScmhajw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *