• |
ide | kryesore

Lukaku nuk është i lumtur te Chelsea: “Inter më fal, nuk duhej të ikja kështu. Dua të kthehem për të fituar”

-Instant, Sport



Interi është në zemrën e Romelu Lukakut, bashkë me një ndjesi pendese. Sulmuesi belg, i cili po gjen më pak hapësirë nga ç’pritej te Chelsea dhe që po jeton një marrëdhënie të vështirë me trajnerin Tuchel, nuk i ka harruar aspak ngjyrat zikaltër dhe e rrëfen këtë në një intervistë me zemër të hapur për mikrofonat e Sky Sport: “Nuk ishte momenti për t’u larguar, nuk duhet ta kisha bërë kështu – tha ai – i kërkoj falje tifozëve, shpresoj në thellësi të zemrës të kthehem për të fituar sërish”.

“Ka ardhur koha për të folur – vazhdon sulmuesi belg – nuk ishte momenti i duhur për t’u larguar, nuk duhej ta kisha bërë kështu. Më parë duhet të kisha folur me tifozët. Interin e kam në zemër dhe do të rikthehem të luaj atje, jam i dashuruar me Italinë”.

Në fund, për të theksuar konceptin, një mesazh drejtuar tifozëve zikaltër: “Së pari dua t’u kërkoj falje tifozëve të Interit, më duhej të largohesha në një mënyrë tjetër dhe t’jua shpjegoja. Ajo që keni bërë për mua, për familjen time, për nënën time, për djalin tim do të mbetet përgjithmonë në jetën time. Shpresoj në thellësi të zemrës sime të rikthehem te Inter, por jo në fund të karrierës sime, dua të kthehem kur të jem ende në nivele të larta për të provuar të fitoj më shumë”.

Fjalë që sigurisht i japin kënaqësi tifozëve të Interit, edhe pse rikthimi i tij në Milano për momentin duket i pamundur: Chelsea e pagoi 115 milionë, ai ka një rrogë mbi 12 milionë në vit dhe kontrata e tij skadon në vitin 2026. E vetmja zgjidhje për ta parë sërish në Milano do të ishte huazimi pa pagesë deri në fund të sezonit, por më pas reparti sulmues i Interit do të ishte i tejmbushur.

Sidoqoftë, Lukaku është shprehur qartë se nuk është i kënaqur me situatën e krijuar te Chelsea me trajnerin Tuchel: “Fizikisht jam mirë, madje edhe më mirë se më parë. Pas dy vitesh në Itali, në të cilën kam punuar shumë te Inter me trajnerë dhe nutricionist, fizikisht jam mirë. Por nuk jam i kënaqur me situatën, kjo është normale, mendoj se trajneri ka zgjedhur të luaj me një modul tjetër, thjesht duhet të mos dorëzohem dhe të vazhdoj të punoj dhe të jem profesionist. Nuk jam i kënaqur për situatën, por unë jam punëtor dhe nuk duhet të dorëzohem”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *