• |
ide | kryesore

Video/ Perisic stërvitet në kickbox e sfidon Ibrahimovic

-Instant, Sport, Video



Ka derbi mes skuadrave, sfidë mes tyre e sfidë brenda sfidës. Kjo është ajo që propozohet në derbin e Milanos ku Inter e Milan do të kenë një histori më shumë për të treguar, kur të zbresin në fushë. Ndër futbollistët që vijnë në memorje menjëherë sapo përmenden artet marciale është padiskutim Zlatan Ibrahimovic, por rivali i tij i ri nuk duket aspak keq.

Gjatë pushimeve të fundvitit, sfidë për suedezi ka ardhur nga Ivan Perisic. Kroati ka dashur të provojë një lloj të ri stërvitje: futbollisti i Inter në fakt ka shfrytëzuar bashkëpunimin e cmuar të Luka Tomic, ish-kampioni i kick boxing, për një seancë në ring në sportin që kombinon artet marciale me grushtat. Një lloj “sfide” derbi për Zlatan Ibrahimovic, që shpesh është mburrur me postimin e stërvitjeve të tij të taekwondo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *