• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Italia 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dënuar me 18 vite burg për prostitucion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë , Ilir Bashaliu 51-vjeç, i dënuar me 18 vite burgim.

51-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 26.10.2005, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”.

51-vjeçari është arrestuar në Itali, më datë 22.07.2014, dhe deri dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali.



1 Comment

  1. Bravo ilir!!
    Prostitucioni është një degë paralele e trafikut të drogës… fitimprurëse.
    Drogën një pjesë e mirë e marrin per tangarllek, kurse prostitucioni është pak më ndryshe, një pjesë e mirë e bëjnë në mënyrë të pavullnetshme.
    Pa e zgjatur me teori, 51 + 18=69.
    Tamam moshë pensioni.
    Ishalla te njihen vitet e burgut!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *