• |
ide | kryesore

Ngjarje plot mister/ Plagoset një 34-vjeçar i kërkuar nga policia malazeze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vincens Piroli 34 vjeç nga Kurbini i është paraqitur rreth orës 19.00 në spitalin e Lezhës me 3 plumba të marrë në zonën e barkut.

Nuk dihet ende vendi se ku ai është qëlluar. Vetë i riu i ka thënë policisë se është plagosur në Shkodër, por historia po verifikohet. Nga Lezha i riu dërguar drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar mjekësore.

Mësohet se i plagosuri ishte në kërkim ndërkombëtar pas një urdhri të lëshuar nga autoritetet e Malit të Zi. I riu dyshohet për vrasjen e Momçillo Gjurishiç me 4 korrik 2021 në Ulqin.

Bashkë me Pirolin në kërkim është shpallur edhe Dorjan Lala 35 vjeç. Këta persona akuzohen se kanë kryer vrasje me qellim hakmarrjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *