• |
ide | kryesore

Babrru/ Gjendet i pajetë nga mbesa e tij një 59-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në Babrru të Kamzës.

Policia njofton se shtetasi Sh. Z. jetonte i vetëm në banesë dhe është gjetur i pajetë nga mbesa e tij.

“Në datë 04.01.2022, rreth orës 13:45, në Babrru, në banesë, është gjetur nga mbesa e tij, pa shenja jete shtetasi Sh. Z., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *