• |
ide | kryesore

Kapet grupi i hajdutëve në Korçë, nga vjedhja e vilave kaluan te bizneset

-Instant, Lajme, Të fundit



Shkatërrohet një grup hajdutësh prej 3 personash në Korçë. Policia bën me dije se janë arrestuar të tre anëtarët e këtij grupi, të cilët kanë kryer disa vjedhje në banesa dhe biznese të ndodhura së fundmi në qytetin e Korçës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese, të ndodhura së fundmi në qytetin e Korçës, bënë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjeve konkretisht shtetasve O. K., 43 vjeç; M. Q., 42 vjeç dhe Xh. P., 37 vjeç, banues në Korçë“, thotë policia.

Zbardhen dhe dokumentohen katër vjedhje në banesa dhe biznese. Të dyshuarit sipas policisë kanë vjedhur disa televizorë plazma, bizhuteri, shuma parash, tablet dhe sende të tjera.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre më datë 03.01.2022, në lagjen nr. 10, Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. R., një televizor plazma, dy tableta dhe disa bizhuteri floriri. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, dyshohet se tre shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në lagjen nr. 18, Korçë. Konkretisht më datë 30.08.2021, në banesën e shtetasit N. X., kanë vjedhur një televizor plazma dhe disa orendi bakri, më datë 08.10.2021, në dyqanin e shtetasit E. K., një sasi lekësh dhe në lokalin e shtetasit Sh. I., një televizor plazma”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një televizor plazma, dy celularë dhe një sasi lekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *