• |
ide | kryesore

7 të arrestuar në Tiranë, kapet 42 vjeçari, ‘detyroi’ të miturin të vjedhë lokalin

-Instant, Lajme, Të fundit



7 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 42 vjeçar u kap për “vjedhje” dhe për “shtyrje të të miturit në krim”. Këtë të fundit e ka “detyruar” të vjedhë një lokal.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë automatike me fishekë luftarakë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Z., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturit në krim”. Ky shtetas ka shtyrë një shtetas të mitur 14 vjeç, për të vjedhur një lokal. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit H. D., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.”, njofton policia.

Disa të tjerë janë kapur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – E. M., 28 vjeç, D. T., 54 vjeç dhe Q. T., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; – R. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin U. V., dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e mjetit që drejtohej nga shtetasi U. V”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *