• |
ide | kryesore

Italia bëhet edhe më braziliane: vjen aprovimi nga Fifa për Joao Pedron

-Instant, Sport



Ka mbërritur drita jeshile nga FIFA: Joao Pedro, sulmuesi i Cagliarit, do të mund të veshë fanellën e kaltër të kombëtares së Roberto Mancinit. Joao Pedro kishte nevojë për autorizimin e Federatës Botërore të Futbollit pasi kishte luajtur për Brazilin në nivelin U 17. Lojtari i Cagliarit do të mbushë 30 vjeç dy javë para ndeshjes së radhës të Italisë në play-off kualifikuese për Kupën e Botës më 24 mars kundër Maqedonisë së Veriut. Skuadra fituese më pas duhet të përballet me fituesin e Portugali-Turqi.

BRAZILIANET – Nëse grumbullohet, mund t’u bashkohet shokëve të skuadrës me origjinë braziliane Jorginho, Emerson Palmieri dhe Rafael Toloi. Joao Pedro ka marrë tashmë nënshtetësinë italiane duke luajtur për Cagliari që nga viti 2014. Në këtë sezon ai ka shënuar deri tani 9 gola në 19 ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *