• |
ide | kryesore

Mjekët kundër propagandës/ Omicron si gripi i stinës, pandemia drejt fundit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme


Në kundërshtim me fushatën intensive të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës, në kundërshtim me vendimmarrjen ekstreme të Komitetit të Ekspertëve për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve në privat e shtet dhe në respekt të studimeve shkencore, mjekët po thonë se infektimi me Omicron është i lehtë, njësoj si gripi.

Ishte imunologu i njohur Genc Sulçebe i ftuar pak ditë më parë në abc që tha se variani Omicron i koronavirusit nuk arrin deri në mushkëri, por prek vetëm zonën e fytit. Ai e krahasoi atë me gripin e zakonshëm.

“Nga pikëpamja klinike temperatura, rrufa, dhimbjet e fytit janë të ngjashme me gripin e zakonshëm. Variantet e para shkaktonin dhimbje të forta në trup. Ky (Omicron) mesa duket ka shumë pak humbje shije dhe nuhatje dhe fokusohet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, nuk zbret poshtë në mushkëri. Është si gripi sezonal. Mund të diferencohet vetëm duke bërë analizën, tamponi i shpejtë apo molekular. Është kthyer në një grip të zakonshëm dhe trajtimi është si për gripin e zakonshëm. Nuk ka asnjë ndryshim, ne trajtojmë vetëm simptomat” u shpreh Sulçebe.

Një tjetër mjek, Ilir Alimehmeti e ka përforcuar idenë se kemi të bëjmë me një variant të lehtë në qarkullim dhe këtë e tregojnë rezultatet e studimit të katërt shkencor që provojnë të njëjtin mesazh: Omicron është shumë herë më pak i dëmshëm se Delta. Përpos studimeve të bëra më parë në Afrikën e Jugut, Skoci dhe në Angli, rezultatet e ngjashme pozitive vijnë edhe nga studimi i kryer në Kanada.

Siç shpjegon Alimehmeti në një postim në Facebook, studimi u krye nga Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios që vëzhgoi 11.622 raste me Omicron dhe u krahasuan me 14.181 raste me Delta.

“Risku i shtrimit në spital ose vdekjes nga Omicron është 65% më i ulët, se Delta dhe risku i shtrimit në terepi intensive ose vdekjes nga Omicron është 83% më i ulët” shpjegon mjeku.

  • 3 pacientë me Omicron humbën jetën (0.03%);
  • 17 pacientë me Delta humbën jetën (0.12%).
  • Sa për krahasim, vdekshmëria nga gripi është rreth 0.10-0.15%.

Në një intervistë për Neës24, ai ka shkuar më tej duke thënë se Omicron po na paralajmëron fundin e pandemisë.

“Si çdo maratonë xhiroja e fundit është me një sprint më të fortë dhe duket se ky sprinti është Omicron. Kjo është ajo vala që nuk do lerë njeri pa kapur dhe që ne shpresojmë që në fund të kësaj të jetë vendosur imuniteti kolektiv. Kalkulimet janë që në pranvere ne të kemi dalë nga faza akute e pandemisë dhe më pas të flasim për endemi”, u shpreh Ilir Alimehmeti.

Por shifrat e pandemisë edhe sot ishin negative me mbi 1600 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit. Ndërkohë presioni për vaksinimin është shtuar tek punonjës të marketeve dhe tek punonjës të administratës shtetërore.

Liria e individit është kufizuar më tej gjatë pandemisë në emër të “normalitetit të ri”. Në shumë vende të Europës qytetarët kanë dalë në protesta kundër kontrollit përmes “green pass”, ndërsa propaganda për vaksinimin e detyrueshëm dhe kërcënimet për vendet të punës janë shtuar. Në Shqipëri, protestat janë të pakta dhe zërat që e kundërshtojnë vaksinimin janë të rrallë, pavarësisht se mjekët po thonë se pandemia është drejt fundit dhe Omicron është njësoj si një grip i zakonshëm./Lapsi.al


27 Comments

  1. Por mua më kujtohet fare mirë kur mbasi u ul aty dhe po dëgjonte se çfarë po bisedonim ne, hyn Preçi me tekstin që kishte përgatitur që do lexohej dhe të bënte përshtypje që në tekst i bëheshin shumë elozhe Ramiz Alisë, si babai i pluralizmit pra domethënë një qëndrim shumë konformist. Duket se kjo gjë nuk i pëlqeu Edi Ramës dhe tekstualisht tha: Ore ju hala me Ramiz Alinë? Dhe u hodh Gramoz Pashko qe i tha: Edi ne kështu mendojmë, ti je i mirëpritur por nëse ti nuk je dakord me këto mendimet tona ti mund të krijosh një parti tjetër.

    1. Ju lutemi ju gazetareve te mos spekuloni apo pergjithesoni gjithe mjeket ne nje ceshtje kaq sensitive dhe me rendesi per jeten. Ky pseudo mjeku Alihmemeti qenka nje injorant i padegjuar. Ndersa SHBA,Kanada dhe BE kane rivendosur kufizimet dhe rritur veksinimin si pergjigje ndaj perhapjes se COVID nga OMICRON mjeket te bazuar ne studime i mbeshtesin keto masa. Kurse ky karagjozi, qe i referohet injorances se vet, pa u bazuar ne asnje studim te bere nga ai vete apo mjeke te tjere ne Shqiperi, del dhe keput brockulla. Boll me me te tille karagjoze.

      1. Ky injoranti i referohet studimeve ne Ontario??? Po a e di idioti qe Ontaria ka vendosur kufizimet nga deri ne 27 janar: mesim online , pune nga shpia, mbyllje te qendrave sportive, kufizim te ambienteve deri ne 5 persona dhe me dy doza vaksinimi??? Cfare plehre mjek.

  2. Ky alimehmeti nuk eshte mjek por vetem nje zyrtar i ministrise. ndersa Sulcebe eshte drejtor laboratori..Nuk ka kuruar kurre asnje pacient! Mjafton te shikoni masat e USA dhe Evropes per te kuptuar ..Edhe rreth 1300 te infektuar (ne 7000 teste) dhe 5 te vdekur!

      1. Ti je nga ata “luanet e tastieres” qe ze rradhen ne mengjes tek qendra shendetsore? Sot ishte plot, ne rradhe tek cadra per nje vaksine. Apo je nga ata qe shajne me P** e me K*** se jane pederaste te fshehur? nuk dua te te shaj, se jeni per meshire..

    1. Po o idiot po…
      Une kam shoket e mi qe punojne ne spitale ne Itali, France e Gjermani, eshte e vertete qe spitalet jane plot, por 95% e te shtruarve nuk kane lidhje fare me covidin, jane aty per probleme te tjera.
      Ato qe ipen ne media jane Mashtrime, nuk kane lidhje me realitetin.
      Sa nga kto 5 te vdekurti qe thua ti jane me variantin Omicron???
      Sa njerez vdisnin cdo vit nga Gripi???
      Aktualist cdo person qe vdes dhe ka Covid rregjistrohet vdekje nga Covid.
      Bie fjala, rezohesh nga shkalla ti, shkon ne spital, te bejne testin dhe del pozitiv, dhe mbas 1 ore vdes si pasoje e demtimeve qe ke marre, ty te rregjistrojne si vdekje nga Covid.

      1. Po jo o As e ke gabim shumë çfarë flet? Pse kur kanë vdekur njerëzit përpara plandemisë? Kurrë askush s’ka vdekur! Sa hyri plandemia edhe kur e vdiste burri i botës në aksident automobilistik , i bën një tampon pas vdekjes dhe regjistrohej si vdekje covid( aq sa familja u detyrua të hedhi në gjygj shtetin se nuk merrte parate e siguracionit). Kuptohet tampone nga ato që siç u pa live në parlamentin austriak nxjerrin dhe coca colan me covid!
        Pak si vonë po kujtohet lapsi të flasi për plsndeminë, di media opozitare që hiqet!
        Pale e ashtuquajtura opozitë që ende sot s’ka thënë gjys llafi, madje është në sinkron të plotë me qeverinë!
        Më falni se harrova, opozita s’ka kohë të merret me të drejtat kushtetuese e liritë elementare të qytetarëve se ka hallet e mëdha të lulit e Berishës në kurriz, që shantazhojnë njëri tjetrin me dosjet e krimet respektive e të përbashkëta!

      2. Mbase nuk ke degjuar shume lajme kohet e fundit por jane bere 6 milione persona te vdekur nga Covid. Gjithe bota po ben c’eshte e mundur te mos mbyllet duke marre masa. Nuk e vej ne dyshim shoqnine tate, por “mbase” ata qe dalin dhe qeverisin boten jane me te besushem. Meqe erdhi llafi 5 te vdekur sot dhe 130 te infektuar. Qe omicroni eshte me pak i rrezikshem se delta kjo eshte e qarte, por ta mban te marresh rrezikun persiper per pjeqte dhe femijet? Mos u merr me ndodhira te tjera se provat i kane dhene profesionistet, ne jemi per buke te gojes

        1. Sufllaqja e turnit te III poston komente ne 2 pa 10′ te mengjesit si rrote kari! o je kaps ne banjo ose te kane lene roje tek Shqup qe te mos i hyjne naten Lulushit cecenet e Sales! Rrote sallami COVIDJOT!

          1. Mos u vaksino, Shqiperia nuk do ta ndjeje mungesen tende, me te vertete

        2. je ne terezi apo jo, ca jane 6 Milion persona ne 8 Bilion Njerez qe ka Bota (pa permendur ketu qe nga ky 6 Milionshi nje pjese e mire nuk kan vdekur prej Covid, por kane pasur dhe Covid kur kane vdek, gjithashtu cila eshte mosha mesatare e tyre?? nga te dhenat e mia me rezulton mbi 65 vjec).
          Un ka pak muaj qe kam ik jasht dhe nuk jetoj me ne Shqiperi, dhe mund te them me bindje te plote qe nje pjese e mjekeve ne Shqiperi, nuk kan asgje me pak se mjeket ne Europe.

          1. ora une ne terezi jam, po ti a je ne vete, 6 milione te deklaruar dhe me siduri dhjetra miliona te tjere neper indi e afrike. Duke mos konsideruar as te vdekurit nga zemra 1-2 muaj me vone qe jane te gjithe te mbaruar nga covid se u japin nga hollues dhe kush sherrohen nga covidi ua jep holluesi i zemres dhe miokarditi. Ne cdo semundje ka kauza te perbashketa. qe bejne kolapsin e organizmit. keto jane teori tashme te rena. Shiko sa jane statistikat e gripit ne bote dhe krahasoji me covid, pastaj flasim. Sa per cilesine e mjekeve, po te ishin te mire nuk do iknin te gjithe per kurim jashte shtetit edhe per covid, por e leme kete punen e mjekeve me kaq.

          2. Une i kam pare dhe studiuar qe ne fillimet e Covid, dhe me ka rezultuar se numri i vdrkjeve nga Corona eshte max 3-4 here me i larte se vdekjet nga gripi i zakonshem cdo vit.
            Une nuk e ve ne dyshim qe ka shume persona qe kane vdek prej covid, dhe me vjen keq per cdo vdekje, por ama nuk mund ta justifikoje gjith kete cenim te te drejtave te njeriut qe po behet ne emer te mbrojtjes prej Covid.
            Per ta mbyllur, cdo vit vdesin mbi 10 Milion persona vetem nga Kanceri, kjo shifer mendohet te jete shum me e larte sepse ne shume vende sic the dhe vete sistemi i shendetesise nuk funksionon dhe nuk i numerojne te gjithe. Le te mos te folim pastaj per sa persona vdesin vetem nga mungesa e ushqimit…

          3. Me statistike , vdekshmeria e gripit eshte 0,14% kurse e covid 2,69 % pra vdekshmeria covid eshte rreth 20 here me e larte, jo shaka. Sa i perket moshes, edhe over 65 duhet te jetojne, edhe mire bile, se kane nje jete qe vuajne dhe nuk mund ta ndjejne veten te kercenuar nga pandemia , apo nga ata qe mbushin spitalet te shtruar me covid. Duke qene se tumoret dhe kanceri jane semundje te brezave te vjeter, duhet te kontribuojme qe tu leme edhe spitalet te kurohen, atyre dhe te semureve te tjere. Vleresohet se vdekshmeria nga kanceri eshte disafishuar sepse nuk kane patur mundesi te kurohen ne spitale. Fakti i vaksinimit tone dhe familjeve tona eshte edhe kontribut per shoqerine, qe kjo kolere te mbaroje. Askush nuk deshiron te humbe te drejta (dhe pergjegjesi), por per shendetin e prinderve dhe njerezve tane, ja vlen sakrifica..

          4. Aktualisht numri i vdekjeve nga Covid eshte 5,472,566 , numri i te infektuarve eshte 300,290,277 (wikipipedia COVID-19_pandemic_death_rates_by_country#cite_note-bot-note-8) keshtu qe vdekshmeria eshte 1.83% se ku e gjete “2,69 %” ec e mere vesh.
            Nuk mund te krahashosh dikerk vdekshmerine e Covid me ate te gripit, sepse shumica derrmuse e te infektuarve me grip nuk bejne teste dhe nuk shkojne ne spitale per tu vizituar. Ne dushet te shikojme sa vdekje jane ne total per secilen semundje. Pra Covid ne 2 vite ka vrare 5.5M 2.8M cdo vit (burimi health.com#condition#flu#how-many-people-die-of-the-flu-every-year), ndersa nga gripi sipas OBSH mesatarisht (se nuk i mat njeri fiks kto, se nuk eshte i interesuar) 0.5M Cdo vit. Duke pas parasysh qe dhe gripi eshte me cikle te caktuara, jo cdo vit ka te njejten numer vdekjesh, psh, 2016-2017 ka pas epidemi gripi dhe kane vdek 3-5 her mer shume persona se ne 2010. Keshtu qe dalim prap te shifrat e mia, 3-4 here me te larte se gripi.
            Une nuk po them qe Covidi nuk ekziston apo qe ai nuk po shkakton vdekje, por qe Demokracia, lirite dhe te drejtat e njeriut jane shume me te rendesishme se 6M vdekje.

          5. universallifetools com$2021$03$australia-influenza-covid-death-statistics-2009-to-2021

          6. Treguesi ‘Case Fatality Rate o CFR deri ne tetor ka qene mesatarisht 4,3%, . Ne fillim 6,6% shkurt -maj 2020 1,5% ne fazen e dyte qershor shtator dhe 2,4% tetor nentor 2020 keto jane te dhenat e NHS Angleze dhe CTS Italiane. Sidomos nuk kemi statistika vdekshmerie neper afrike dhe indi. Sipas teje eshte 1.9% vdekshmeria? Nuk dua te te kundershtoj (megjithese nuk eshte ashtu), pra 13 here me e larte se e gripit.Pasojat qe le ne organizem jane shume me te renda dhe ne shume me teper raste. Tani llogarit edhe spitalet mbushur plot me njerez te semure dhe ata qe kane me shume nevoje qe nuk mund te kurohen. llogarit qe pleqte kane vdekshmeri shume me te larte etj etj.. Nuk jam duke i vene cmim lirise me vdekje por me arsye dhe me sakrifice(shume me pak) nga te gjithe ne

          7. Ore Zoteri, une po te them qe vet punoj neper spitale, kam dhe shoket e mi qe punojne ne spital ne Itali, France dhe Gjermani, dhe eshte totalisht e pa vertete qe spitalet jane te mbushur me pacint me Covid.
            Per konfirmim sapo fola me mikun ne Rome dhe vetem me pak se 10% e pacinteve te intubuar ne RTI, jane me Covid, pjesa tjeter pra 90% e te intubuarve jane aty per probleme te tjera qe nuk kane fare lidhje me Covid.
            Edhe nje here mos krahaso vdekshmerine (nr. Vdekje/nr. Raste), por vdekjet ne total, ato kane rendesi. Vdekshmeria eshe ne perpjestim te drejte me numrin e testimeve qe behen, nje shtet qe ben shume testime e ka vdekshmerine e vogel sepse kam shume raste qe jane te infektuar por jane asimtomatik, ndersa nje shtet qe nuk ben e ka te larte.
            Ne krahasimin statistikor ti ben nje gabim logjik, sepse krahason dy fusha te ndryshme, krahason mollet me dardhet.
            Nuk mund te krahashosh mesataren sume vjecare te Gripit me 1 vit te Corones, ne nje kohe qe Corona eshte ne pikun e saj. Mesataria e vdekjeve nga gripi eshte 0.5M cdo vit, por kjo nuk do te thote qe cdo vit vdesin 0.5M. Gripi eshte me sezone, nje vit mund te vdesin 0.1M ndersa vitin tjeter 2-3M, ne varesi te rrezikshmerise se gripit qe qarkullon ate vit.
            E gjith kjo situate po perdoret per arsye ekonomiko-politike per perfitimin e disa personave, se cilit jane keto persona dhe cfar qellimesh kane une nuk e di, por mund te te siguroi qe nuk do jete dicka e mire as per ty as per mua.
            Shiko linkun qe lash me siper per Australine. Ne dijenine time ajo ka te dhenat me te mira per gripin dhe Coronen.

          8. Une nuk fola per te dhenat totale por per CFR pra per % e rasteve fatale per 100 persona e cila tani per tani eshte shume e larte per covid. Nuk ka nevoje te informohemi ke tel te miqte. Sot ne itali ka rreth 250 te vdekur dhe shume te infektuar dhe spitalet jane ne emergjence. Mjafton te hapesh gazeta e portale te majta e te djathta e te informohesh. Per merite te imunizimit, virusi ka ndryshuar dhe mendohet qe nga fundi i pranveres te behet endemik(jo me pandemik). Por sikurse te thashe nuk jemi ketu te vaksinohemi vetem per veten tone, qe te kemi mundesi te punojme, por edhe per te tjeret qe gjendjen shendetsore e kane te brishte. Personalisht e kam kaluar qe ne 2020 ne forme shume te lehte, edhe nje here ne 2021, me rende ndaj vaksinen e kam bere Nuk duhet te behet politike kjo gje. Shpresoj qe lexuesit te kene mundesi te bejne opinionin e tyre.

          9. Une po te them qe spitalet ne Rome jane bosh nga pacintet e Covid, kjo e konfirmuar nga persona qe punojne aty (te vaksinuar me te 3-ja dozat) e ti me thua qe gazetat thone qe jan plot. kesaj i thojne qe meqe gazetat dhe media thote qe Qeveria Shqiptare eshte e pa korruptuar ne duhet ta besojme…
            Shifrat jane per personat e vdekur me Covid, jo per personat e vdekur nga Covid.
            Une personalisht nuk jam infektuar nga Covid edhe pse kam qenen ne nje makine 3 dit rrjesht (para se te zinte krevatin) me nje te infektuar, gjithashtu dhe ne zyre kemi pas 60% te stafit qe eshte infektu ndersa 30% tjeter nuk ka pas asnje shenje Une beja teste se ma donte puna dhe dilja negativ. Vetem njeri qe ishte plak u semur keq ndersa te tjeret, te gjith te rinj e kan kalu shume letshem. Edhe une kam miqte e mij te afert qe i kane vdek prinderit nga Covit, po ske ci pen keshu e ka jeta, te gjith do vdesim nje dite.
            “Per merite te imunizimit, virusi ka ndryshuar dhe mendohet qe nga fundi i pranveres te behet endemik(jo me pandemik)” kete e thua nga mendja jote apo e ke lexuar diku??
            Nuk ka aspak lidhje ndermjet vaksinimit dhe zbutjes se virusit, 0 lidhje.
            Ne kemi bere me dhjetra vaksina kur kemi qene te vegjel dhe nuk na eshte dashur asnjehere te bejme booster apo doze te 4 a te 5.

          10. medrxiv org$content$10.1101$2021.12.27.21268278v1.full
            Informohuni ketu se si ndikon vaksina ne perhapjen e virusit.

          11. Leri vaksinat tona se nuk jane per krahasime. Nese ke femije do shikosh qe vaksinat behet kur lind dhe me tej ka “rithirrje” te pakten edhe 2-3 here. Per ate qe ka bere per disa femije (si une) e di mire. Sidoqofte, edhe per fruthin per te cilin asnje nga ne nuk eshte i sigurte nese e ka bere apo jo, kur kemi bere vaksine, ne semuremi por jo rende e njejta gje per rubeolen, line etj etj dhe sidoqofte, nese duhet te shkosh ne Afrike apo vende te rrezikshme duhet te besh nje “booster” (une e bera parvjet) sepse mbrojtja jote nuk eshte ne gjendje te perballoje sulm te forte virusi. Ne rastin e ketij virusi, ai ndryshon dhe per nga natyra eshte i ngjashem me gripin(epidemia e 1918) i cili ndryshon vazhdimisht. sa per besimin as njerez jane te infektuar, lexuesit le te zgjedhin ke te besojne, pa problem!

        3. Hahahaha, 6 milion me gjithë ate vdesin në aksidente automobilistike dhe regjistrohen si vdekje covid, pasi i bëjnë tampone pas vdekjes që i nxjerrin pozitiv(nga ato tamponet që në parlamentin austriak nxorrën coca-cola me covid! Dhe megjith ato që vdesin nga kanceri, e çdo sëmundje tjetër, për të cilët spitalet në Europë, Amerikë e më gjerë marrin lekë nëse i deklarojnë vdekje nga covid. Vazhdo shiko lajmet ti o delja e preferuar e regjimeve! Lajmet që pasi shpikësi e vaksinës me teknologji mRNA, thotë kjo s’vlen për covid, është shpikur për sëmundje të tjera, jo virusale, ja ndërpresin transmetimin në çast!

          1. Zoti te ja marre trute po covidi te merr jeten, kujdes!!

        4. Po s’i s’ke turp që përmend fëmijët o i sëmurë psiqik! Asnjë fëmijë s’ka vdekur nga covid, kurse vdekjet e adoleshentëve pas hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar janë 3-4 fishuar si në ShBA ashtu edhe UK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *