• |
ide | kryesore

Basha për Berishën: Nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat iu bëri thirrje mbështetësve të tij por edhe rivalëve që të bëhen bashkë përballë regjimit të kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër ai ‘mbylli’ derën e bashkëpunimit me ish-kryeministrin Sali Berisha duke shtuar se; ‘nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë’.

“Demokratëve, mbështetësve të mi, mbështetësve të forumeve të PD-së, kritikëve të mi, kundërshtarëve dhe rivalëve të mi ju them të qendrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrimit të PD-së. Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë, jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundërshtimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që shërbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj. Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike!
Faleminderit!”, tha Basha.



9 Comments

  1. Ik or kar se dhe Griada e Salianji e moren vesh se je i mbaruar. Nuk behesh karderr me hypjen ne krik qe te ben Kimetja o kar.
    Lider pa votues, pa ndjekes, qe nuk frymezon je nje HIÇ!

  2. Te beri doçi hajdut lecke e kerriç! Karriera jote ka vdekur o bole. Ty mor zgjebs, as doçi nuk te mer ne qeverine e tije se muter si ti ai ka plot ai.

  3. SHBA dhe Europa njef ty per kryetar te PD dhe jo foltoret dhe karlliqet e Salih Malokut o Lyl prandaj mos lejo te prekin seline e PD Qendro aty deri sa maloku te vrasi veten se rruge tjeter ska pasi e di qe e pret burgu ku do ja cajne sumen e fishkur SHBA nuk ndryshon kurre qendrimin e saj nongrata per asnje ,lere pastaj per nje malok bythpalare si Salih Ram Berisha nga Vucidoli

  4. Jo , ti basha nuk je me pesonin sali berisha te shpallur non grata, por mos ia qaj hallin berishes se ai ka shoke antiamerikanet, korrupsionistet dhe serbet e kosoves dhe ata te bosnjes qe jane shpallur edhe ata non grata

  5. O karuc luluc ti po qeveris me Tom doshin , nuk ka budallenje me sote ne qofte se Berisha duhet te jete nun grada ti e rama e veliaj gjiknuri duhet te ishit shpallur para 5 viteve le me tahirin qe na beri dhe vizit ne shtpin e bardh e nuk figuron nun grada . Mer gruan e femit e te vila ne holland lere kunatin nuk ngopet me lek ai . keshill shoqerore

  6. Ndërsa vjehrri i saj Sali Berisha ka paralajmëruar se nesër është dita e qametit dhe do marrë me çdo kusht selinë e PD-së, Armina Mevlani ka menduar t’iu japë paksa zemër mbështetësve të tij.

    Ajo ka postuar disa foto provokuese, nga një plazh që nuk e tregon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *