• |
ide | kryesore

Çështja Szczesny, Juventus humb polakun për Superkupën: portieri u ‘dogj’ nga vaksinimi

-Instant, Sport



Juventusi do të duhet të bëjë pa Wojciech Szczesny për ndeshjen e Superkupës kundër Interit për shkak të protokolleve të reja kundër Covid-19. Në fakt, që prej datës 10 janar, leja e gjelbër e përforcuar kërkohet edhe për sportet ekipore e polaku e ka nisur së fundmi ciklin e vaksinimit dhe ende nuk i ka mbërritur certifikata jeshile (e vlefshme nga dita e 15-të pas marrjes së dozës së parë).

“Të mërkurën Tek do të vijë në momentin e fundit, pasi duhet të ndjekim një protokoll të mirëpërcaktuar – shpjegoi Allegri në konferencën për shtyp – Të gjithë lojtarët janë të vaksinuar, por Tek ishte i fundit dhe deri pasnesër nuk ka green pass, kështu që ai do të mbërrijë në stadium në momentin e fundit (në dy ditët e fundit nuk ka mundur të qëndrojë në kontakt me shokët e tij) dhe do të ulet në pankinë”.

Rasti i portierit të Juventusit është i ngjashëm me atë të Sansones dhe Soumaoros të Bolonjës, të dy munguan në ndeshjen kundër Cagliarit për të njëjtën arsye (ata kanë nisur së fundmi ciklin e vaksinimit dhe nuk kanë një leje të gjelbër të përforcuar).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *