• |
ide | kryesore

Dhunoi gruan në sy të fëmijëve të mitur, prangoset 52-vjeçari në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten.

Policia bën me dije se i arrestuari shtetasi me iniciale M.M. 52 vjeç banues në fshatin Gjorgos, pasi ka kanosur bashkëshorten e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, në prani të fëmijëve të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 52 vjeç, banues në fshatin Gjorgos, pasi ka kanosur bashkëshorten e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, në prani të fëmijëve të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *