• |
ide | kryesore

Reagon deputeti i PD: E vërteta e takimit me Ramën në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, ka reaguar për foton e publikuar në shoqërinë e kryeministrit edi Rama në hyrje të një lokali. Ai thotë se nuk është foto e ditëve të fundit, por e pak javëve më parë në Vlorë.

Në tavolinë kanë qenë prezentë edhe persona të tjerë. Takimi edhe pse sipas deputetit demokrat ishte rastësor, referuar luftës brenda PD-së merr një tjetër interpretim nga grupi i Berishës.

“Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike. Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq!

Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale!

Me Edi Ramën nuk kam bërë kurrë asnjë pazar, asnjë marrëveshje, asnjë cënim të interesit publik! Nga një anë më vjen keq që bëjnë qimen tra. Nga ana tjetër, më vjen mirë që kanë kaq shumë interes për aktivitetin tim politik dhe privat.

Të tilla lajme të sajuara keq i konsideroj si përpjekje shumë idiote për shantazh! Le të vazhdojnë! Unë kam zgjedhur të punoj për një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe për vendin!” – deklaron Agalliu. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ore sa burra legena nxirrka jugu! Kujtoja se ishin vetem grupet polifonike ,qe pa ju skuqur faqja i bejne kenge cdo buthqiri ne shqiperi.

  2. Bravo agalliu
    Gjithmonë del ndonjë për tja ul kokën fisit.
    Ti je “largpames”si Valterit 4 vjet nis rrish në provë si do ti votosh ligjet e qeverisë pastaj do bëhesh deputet i PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *