• |
ide | kryesore

Kim Jong-un mbikëqyri testin e tretë të raketës hipersonike

-Instant, Lajme, Planet



Koreja e Veriut thotë se ka kryer një tjetër provë të një rakete hipersonike, nën mbikëqyrjen e liderit të saj Kim Jong-un. Media shtetërore tha se raketa e lëshuar të martën kishte kryer me sukses një kthesë përpara se të godiste objektivin e saj në det rreth 1,000 km (621 milje) larg. Kjo shënon testin e tretë të raportuar nga Koreja e Veriut të një rakete hipersonike.

Testimet e ditëve të fundit duket se mbështetin qëllimet e deklaruara të Kim Jong-un për Vitin e Ri, ku ai u zotua të forcojë aftësitë mbrojtëse të Koresë së Veriut. Testi i tretë i raketës hipersonike erdhi pasi gjashtë vende, përfshirë SHBA-në  dhanë një deklaratë të përbashkët duke dënuar testin e javës së kaluar duke i kërkuar Koresë së Veriut të ndërpresë “veprimet destabilizuese” në rajon.

Media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA, vlerësoi testin, duke thënë se “manovrueshmëria superiore” e raketës ishte “verifikuar përmes testimit përfundimtar”. Koreja e Veriut raportoi për herë të parë kryerjen e një testi rakete hipersonike në shtator 2021.



1 Comment

  1. Hiper bajga thuaj
    Kur baglon ky monstra vllai kimetes…
    I vjen era ramut e lulpusht.
    Ik moj baxhello po ca hipersoniku .
    Ngordhe 30 milione rober.
    Vampir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *