• |
ide | kryesore

Video/ Bonucci sherr me drejtuesit e Inter para penalltive: ia hedh me 10 mijë euro gjobë

-Instant, Sport, Video



Goli i fitores i shënuar nga Aleksis Sanchez, pikërisht në sekondën e fundit të kohës shtesë, që i dorëzoi Superkupën Interit, që kaloi 2-1 Juventus, ka sjellë situata të ndryshme në dy kampet: nëse pankina e Interit ishte në festë, në atë të Juventusit Leonardo Bonnuci humbi mendjen dhe u kap me duar me sekretarin e klubit të futbollit të Interit Cristiano Mozzillo.

Mbrojtësi bardhezi ishte duke pritur të hynte në fushën e lojës para penalltive që dukeshin të sigurta, por nuk ndodhi kështu. E ky duket se ka qenë motivi i zemërimit të tij të madh. Allegri i kërkoi të tijëve që ta nxjerrin topin jashtë për të lejuar hyrjen në fushë të Bonuccit. 34-vjeçari, që ishte gati për tu futur, ka kaluar nga tensioni për moshyrjen në fushë në zhgënjimin e pakufishëm për golin e pësuar në sekondat e fundit. Kamerat televizive dhe disa video të xhiruara prej tifozëve në tribunat e “San Siros” e fiksojnë qendërmbrojtësin bardhezi të tërbuar duke u grindur me Mozzillon. Kapjet me duar dhe goditjet ishin të pashmangshme me sekretarin e klubit të Interit, që përpiqej të shmangej, kurse zemërimi i qendërmbrojtësit bardhezi ishte maksimal. E megjithatë, ia ka hedhur paq: Gjykatësi Sportiv ka vendosur të sanksionojë mbrojtësin e Juventus me një gjobë 10.000 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *