• |
ide | kryesore

Meta provokon Bashën/ Presidenti drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme

-Instant, Kryesore, Lajme

Presidenti Ilir Meta ka hedhur një hap drejt ndërhyrjes në konfliktin e brendëshëm të PD-së duke u rreshtuar kundër Lulzim Bashës dhe duke e provoakuar atë me shpalljen e zgjedhjeve për 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Nëse pasi Gjykata Kushtetuese rrefuzoi të jepte një vendim pro presidentit apo shumicës socialiste, për zgjedhjet e 30 qershorit Meta deklaroi se ky akt nuk e obligonte të dekretonte zgjedhje, ai me sa duket ka ndryshuar qëndrim. Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i shtetit tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre.


Në këtë mënyrë, Meta është duke shkuar drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Më herët, ai kishte deklaruar se vetë kryedemokrati Lulzim Basha i kishte kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD.


Lexo me tej:

Si ranë njëri pas tjetrit gjashtë kryetarë bashkie?

Kjo piruetë e beftë e metës duket se ndikohet nga situata e brendëshme në PD. Në një kohë që Basha e kë përçarë partinë dhe ka humbur një shumicë të elektoratit si pasojë e konfliktit me Berishën, ndërkohë që koalicioni opozitar është shkatërruar, zhvillimi i zgjedhjeve në bastione si Shkodra apo në qytete ku PD ka pas qenë e fortë si Durrësi apo kamza mund të shkaktonte një disfatë të re dhe të parikuperueshme për Bashën.

Meta tha gjatë konferencës se ai nuk ka nevojë të konsultohet me askënd pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.

“Zgjedhjet duhej të ishin bërë më herët, jemi shumë vonë”, tha Meta.

“Kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje që Gjykata Kushtetuese nuk e ka zgjidhur. Kemi një sitautë absurde që disa bashki në vend drejtohen pa kryetarë, duke cënuar shërbimin e qytetarëve, por edhe duke rritur abuzimin.  Kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht edhe se kjo mund t’i interesohej disa faktorëve, por jo qytertarëve. Presidenti s’ka çfarë të presë më, sepse priti mjaftueshëm Gjykatën Kushtetuese” ka ndryshuar qëndrim presidenti.

Vendimi i Kushtetueses/ Meta në prag të shpalljes së zgjedhjeve për 5 bashki

Sot, 5 bashki, Durrësi, Shkodra, Vora, Rogozhina, Dibra nuk udhëhiqen më prej kryetarëve të përzgjedhur në garën e vitit 2019, sepse ata ose kanë dhënë dorëheqjen ose kanë ndërruar jetë, ose janë djegur nga dekriminalizimi.

©Lapsi.al

24 Comments

  1. Ça vlere kane tashme kur marsin e vitit tjeter do behen ato normalet?
    Pastaj , si mund te shkohet ne zgjedhje vendore me kete numer te punesuarish qe kane bere mavite?
    Keta minimalisht kane tre apo pese fishuar numrin e te punesuarve . Kush i mund keto ndyresira?

      1. Në këtë hapsirën që ke përcaktuar ti ndyrësirë e mëndësisë komuniste të zonës “operative Vlorë-Gjirokastër, ke një të drejtë kur pranon se kjo zonë malore përfshin 2/3 e popullsisë shqiptare, por cilësimi “shpellarë” për malësorët, në tendencën për ti quajtur primitivë, jo vetëm që është një propogandë e armiqve të Shqipërisë, serbëve, por është një cilësim tërësisht idiot.
        Pra ti ose je një antishqiptar serb apo grek, ose je një idiot e injorant i indoktrinuar nga enverizmi.
        Pa shkuar më tej, po të them së në Europë, stadin më të lartë të zhvillimit kulturor-ekono,ik e të demakracisë e kanë arritur ato shtete që kanë shumicën e teritorit me zona malore.
        Shembulli më domethënës për këtë është Zvicra..
        Zvicr.a është një shtet thuajse tërësisht malor e i ndarë në tre kantone me përkatësi etnike të ndryshme, gjermane, franceze e italiane.
        Nivelin ekonomik e demokratik të Zvicrës, nuk e ka ndërkaq as Gjermania, as Franca e as Italia.
        Përse ?
        Sepse malsorët historikisht kanë qenë njerëz të lirë që nuk e pranonin shtypjen e pushtuesve të huaj, e ndërgjegjja e ndërshmëria e tyre, është ku e ku më lartë se banorët e ultësirave që ishin të detyruar ti nënshtroheshin pushtimeve të huaja., apo regjimeve diktatoriale.
        Është fakt edhe për shqipëtarët, se janë pikërisht ata rilindës të zonave malore, që nga Skënderbeu e deri tek Hasan Prishtina , Ismail Qemali e Ahmet Zogu që u bënë prijës të pamvarësisë së shqiptarëve.
        Që të katër këta, ishin shqiptarët që në periudha të ndryshme tentuan apo udhëhoqën shtetin shqiptar.
        Por nuk janë vetëm këta malsorë që ti i quan “shpellarë”, emrat më të ndritshëm të patriotizmit shqiptar.
        Gjuha shqipe u shkruajt për herë të parë që në periudhën e Skënderbeut, pikërisht nga “shpellarët” e këtyre zonave malore, Buzuku, Bogdani, Bardhi etj
        Po të mos kishin ekzistuar këta “shpellarë”, sot shqiptarët nuk do të ekzistonin si një komb, por do të ishin asimiluar nga turqit, serbët e grekët
        Mandej cilësimi “shpellar” është një gënjeshtër tepër e trashë pasi malësorët krejtë ndryshe nga zonat fushore që banonin në kasolle të ndërtuara me baltë , e kashtë, jetonin të gjithë në kulla të larta prej guri.
        Lartësitë malore veç ruajtjes së shëndetit moral të lirisë e burrërisë, ndikojnë shumë edhe në shëndetin fizik.
        Përgjithësisht banorët e zonave malore janë trup lartë e të fuqishëm, ndryshe nga fushorët të shkurtër e shëndetligë, e me statistika ësht e provuar se jetëgjatësia e malësorëve është më e lartë se ajo e fushorëve.
        Me këtë nuk dua kursesi që të bie në pozitat tënde të ndasive racore, për të zhvlerësuar fushorët e mbivlerësuar malësorët.
        U zgjata me këto të vërteta, vetëm për të demaskuar urrejtjen që paske për shumicën dërmuese të shqiptarëve që janë malësorë duke i quajtur shpellarë, por ama pozitiviteti i medësisë krenare të malësorëve, i ngatëruar me fallsitetin mesjetar të mendësisë së bajraktarit, kthehet në negativitet në stadin e evolucionit të madh të shekkullit që jetojmë sot.
        Pra , nëse do të ishte për të goditur mëndësia e Berishës si malësor, është idiotësi ta quash “shpellar” një profesor doktor që ka marë pjesë ne seminare shkencore ndërkombëtare të kardiollogjisë, por ama që të kritikosh tek ai ca elmentë anakronikë të bajraktarizmit të kullave (e jo të shpellave se në shpella nuk kanë jetuar as stërgjyshërit e shqiptarëve), kjo ka vend për ta debatuar.

  2. Para se te behen zgjedhjet duhen bere ndryshimet ne kod zgjedhor dhe kushtetues .
    Gjithsesi ridhjersat jane fitues te padiskutueshem duke pare perçarjen dhe sidomos numrin pa kriter te punonjesve qe kane tashme bashkite.

    1. Bashke me pidhin e motres komuniste jugore qe qihet per dit para mbrapa per nje vend pune si mini kodh ne greqi si Belinda striptiste

  3. Sipas Ramazonit ky osht Presidenti me i mire qe ka pasur Shqiperia. Tallje trapi nga psikopati ne qeveri per kokloqen ne presidence.

  4. Zgjedhjet ne kete stanin ku jetojme, per mua, jane komplet tallje trapi. Kodin zgjedhor e kane bere si t’ju doje bytha. I shkrepet atij schizos, dhe nderhyn ne Kushtetute, e qep si te doje.

    Perfundimin e pame, me 80K vota te pavlefshme, shoqja koreane veriore e uroi udheheqesin per fitoren plebishitare qe kishte korrur. Mos flasim per gjera te tjera qe jane bere turli.

    God Save the Queen

  5. Zbythet Berisha pas dështimit të marrjes së PD me dhunë, i dërgon Bashës për negociata Palokën,meta po luan me zgjedhjet lokale ne favor te salih karaxhic berisha

  6. Po cfare force do tregoje Basha. Ai nuk fitoi kur kishte te gjithe votuesit pro tij e jo me tani qe ka humbur te pakten gjysmen e tyre.Kryetar partie kampion ne Shqiperi si humbes zgjedhjesh.Po e rendesishme eshte ta kete mire me Ameriken,kurdes Luli Amerika te don sot por ta fute neser.

  7. Është e pamundur ta ndash PD-në nga ai që tashmë identifikohet si Sali Ui, aq sa me plot gojën mund të rivlerësojë në kontekstin majakovskian “Kur themi Saliu nënkuptojmë Partia / Kur themi Partia nënkuptojmë Saliu”. PD është krijesë e Sali- Ui- së dhe njëkohësisht interpretuese e ideologjisë berishiane. Asgjë të përbashkët me demokracinë asgjë të përbashkët as me të djathtën qoftë klasike apo moderne. Qysh në themelimin e saj, ajo nuk kishte asnjë element demokratik. Të gjithë e kujtojnë si u krijua ajo e kush u zgjodh në krye të saj e kush e “rrëmbeu” kryesinë e saj.

  8. Zgjedhjet e pjeseshme vendore i shoh si nje mundesi kompromisi mes paleve ne PD dhe test per bazen apo elektoratin opozitar. Keto zgjedhje do te tregojne se sa e percare eshte PD ne themelet e saj ky Kryesia e selise nuk ka asnje rol. Mendoj se mund te kete reflektim per te mos e humbur perfundimisht opoziten, se ciles pushteti lokal i duhet pdr zgjedhjet e ardheshme dhe per te motivuar demokratet…

  9. Edhe ti shpalli Meta zgjedhjet prap Basha nuk hyne ne zgjedhje . Nuk e bene kete gabim ai sepse e dine qe do ta degjeneronte veten akoma me shume .Ai e dine se ,nese humb athere duhet te jap doreheqjen .

    1. Do të duhej të mjaftonte vetëm një rast i vetëm, si ai i zhdukjes së Remzi Hoxhës, që Sali Berisha të zinte vend në mesin e njerëzve më mizorë të politikës. Do të duhej që vetëm ky rast të mjaftonte, që ai të jepte përgjegjësi, morale e politike, së pari para familjes Hoxha, e më pas para gjithë Shqipërisë. Por, jo. Berisha nuk e bëri këtë asnjëherë, përkundrazi, u përpoq të shfajësohej e t’ua mvesh përgjegjësinë të tjerëve, ndërkohë që vetë ishte në krye të shtetit, me gjithë aparatin e dhunës në duar.

  10. Në këtë hapsirën që ke përcaktuar ti ndyrësirë e mëndësisë komuniste të zonës “operative Vlorë-Gjirokastër, ke një të drejtë kur pranon se kjo zonë malore përfshin 2/3 e popullsisë shqiptare, por cilësimi “shpellarë” për malësorët, në tendencën për ti quajtur primitivë, jo vetëm që është një propogandë e armiqve të Shqipërisë, serbëve, por është një cilësim tërësisht idiot.
    Pra ti ose je një antishqiptar serb apo grek, ose je një idiot e injorant i indoktrinuar nga enverizmi.
    Pa shkuar më tej, po të them së në Europë, stadin më të lartë të zhvillimit kulturor-ekono,ik e të demakracisë e kanë arritur ato shtete që kanë shumicën e teritorit me zona malore.
    Shembulli më domethënës për këtë është Zvicra..
    Zvicr.a është një shtet thuajse tërësisht malor e i ndarë në tre kantone me përkatësi etnike të ndryshme, gjermane, franceze e italiane.
    Nivelin ekonomik e demokratik të Zvicrës, nuk e ka ndërkaq as Gjermania, as Franca e as Italia.
    Përse ?
    Sepse malsorët historikisht kanë qenë njerëz të lirë që nuk e pranonin shtypjen e pushtuesve të huaj, e ndërgjegjja e ndërshmëria e tyre, është ku e ku më lartë se banorët e ultësirave që ishin të detyruar ti nënshtroheshin pushtimeve të huaja., apo regjimeve diktatoriale.
    Është fakt edhe për shqipëtarët, se janë pikërisht ata rilindës të zonave malore, që nga Skënderbeu e deri tek Hasan Prishtina , Ismail Qemali e Ahmet Zogu që u bënë prijës të pamvarësisë së shqiptarëve.
    Që të katër këta, ishin shqiptarët që në periudha të ndryshme tentuan apo udhëhoqën shtetin shqiptar.
    Por nuk janë vetëm këta malsorë që ti i quan “shpellarë”, emrat më të ndritshëm të patriotizmit shqiptar.
    Gjuha shqipe u shkruajt për herë të parë që në periudhën e Skënderbeut, pikërisht nga “shpellarët” e këtyre zonave malore, Buzuku, Bogdani, Bardhi etj
    Po të mos kishin ekzistuar këta “shpellarë”, sot shqiptarët nuk do të ekzistonin si një komb, por do të ishin asimiluar nga turqit, serbët e grekët
    Mandej cilësimi “shpellar” është një gënjeshtër tepër e trashë pasi malësorët krejtë ndryshe nga zonat fushore që banonin në kasolle të ndërtuara me baltë , e kashtë, jetonin të gjithë në kulla të larta prej guri.
    Lartësitë malore veç ruajtjes së shëndetit moral të lirisë e burrërisë, ndikojnë shumë edhe në shëndetin fizik.
    Përgjithësisht banorët e zonave malore janë trup lartë e të fuqishëm, ndryshe nga fushorët të shkurtër e shëndetligë, e me statistika ësht e provuar se jetëgjatësia e malësorëve është më e lartë se ajo e fushorëve.
    Me këtë nuk dua kursesi që të bie në pozitat tënde të ndasive racore, për të zhvlerësuar fushorët e mbivlerësuar malësorët.
    U zgjata me këto të vërteta, vetëm për të demaskuar urrejtjen që paske për shumicën dërmuese të shqiptarëve që janë malësorë duke i quajtur shpellarë, por ama pozitiviteti i medësisë krenare të malësorëve, i ngatëruar me fallsitetin mesjetar të mendësisë së bajraktarit, kthehet në negativitet në stadin e evolucionit të madh të shekkullit që jetojmë sot.
    Pra , nëse do të ishte për të goditur mëndësia e Berishës si malësor, është idiotësi ta quash “shpellar” një profesor doktor që ka marë pjesë ne seminare shkencore ndërkombëtare të kardiollogjisë, por ama që të kritikosh tek ai ca elmentë anakronikë të bajraktarizmit të kullave (e jo të shpellave se në shpella nuk kanë jetuar as stërgjyshërit e shqiptarëve), kjo ka vend për ta debatuar.
    Duke parë portretin e Metës në këtë shkrim,më sjell në mend një të përbashkët që ka ai me Berishën.
    Që të dy, janë të vetmit politikanë shqiptarë që flasin me tepri për veten, si në vetën e parë, ashtu edhe në vetën e tretë, pra ose unë, unë, unë, ose Ilir Meta apo Sali Berisha.
    Si Enveri, edhe Edvini, mund të konsiderohen si politikanët më diktatorë të Shqipërisë në dy kohë të ndryshme,ama si Enveri edhe Edveri , kanë bërë kujdes që të mos flasin në emër të kultit të tyre personal, por në emër të partisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu