• |
ide | kryesore

Marotta, sarkazëm me Juventus: “Dybala? Nuk isha unë miku që Paulo kërkonte në tribunë”

-Instant, Sport



Giuseppe Marotta është padyshim i lumtur për fitoren e Superkupës së Italisë, por, nuk ngurron të thumbojë Juventus edhe në lidhje me Dybalan, me argjentinasin që nuk duket se ka ndërmend të rinovojë me bardhezinjtë, për shkak të ndërhyrjes pikërisht të Inter: “Nuk isha unë miku që ai kërkonte në tribunë, edhe sepse isha në shtëpi… Normale që kur një lojtar i fortë shkon në skadencë kontrate e afrojnë me klube të mëdha, pra edhe me Interin. Ne e kemi për detyrë të monitorojmë çdo mundësi duke mbajtur stekën lart, duhen bërë përpjekje me të gjithë”.

Duke thënë këtë, Administratori i deleguar i Interit i mbulon edhe më shumë letrat: “Në sulm jemi mirë, kemi katër lojtarë të fortë dhe vetë Inzaghi është i kënaqur me skuadrën”. Pastaj, gjithnjë për Dazn, drejtuesi zikaltër ka bërë konfirmimin për rinovimin e kontratave menaxheriale: “Duhet të presim statusin zyrtar por mund të them se marrëveshja është arritur praktikisht. Nuk kemi menaxherë ndaj mjafton një mirëkuptim dhe një shikim. Jam i lumtur që jam në një nga klubet më të mira në botë”, përfundoi ish-drejtori i Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *