• |
ide | kryesore

Arrestimi në Frankfurt/ Prokuroria e Krujës i kërkon Gjermanisë ekstradimin e Tafilit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krujës, ka dërguar në ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Genc Tafilit i dënuar me 25 vite burgim për akuzën e vrasjes së Arben Zylyftarit në vitin 2000 në Shkodër.

Kërkesa për ekstradimin e Tafilin, vjen në një kohë kur autoritet Gjermane kanë njoftuar drejtësinë Shqiptare, se në 31 dhjetor 2021, kanë arrestuar në aeroportin e Frankfurtit, Genc Tafilaj.

Që prej 27 Majit 2021, gjykata e Apelit në Tiranë, vendosi të rrëzojë vendimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, që lironte nga burgu Tafilin me kusht.

Vendimi i Apelit, refuzoi “faljen” e 3 vite e 3 muaj burgim të pashlyer, dhe për pasojë solli lëvizjen e prokurorisë së Krujës, për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Genc Tafilit.

Në vitin 2018, Genc Tafili u lirua me kusht nga gjykata e Krujës, e cila i fali 3 vite e 3 muaj burgim. Por pas dy vite e gjysëm në lirim me kusht, tashmë Genc Tafili, është riarrestuar sërish, ku do ti duhet të vuajë dhe pjesën tjetër të dënimit të pashlyer në burgjet Shqiptare.

Ndaj për të ekzekutuar këtë vendim, prokuroria e Krujës përmes ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Jashtme, i kërkon autoriteteve të drejtësisë Gjermane, që të ekstradojnë në Shqipëri, Genc Tafilin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *