• |
ide | kryesore

Bylykbashi: Kushtet që të pranoja të hyja në garën për kryetar të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi është pyetur në një intervistë me Adi Krastën në Syri Tv nëse aspiron për t’u bërë kryetar i kësaj force politike.

“Kryetar i PD? Problemi kryesor. Kryetarit nuk i bëhet ofertë. Kryetari duhet të dalë në mënyrë natyrale. Duhet të jetë një proces që të ketë tranzicion me model të vjetër, nuk mjafton legjitimiteti. Kryetari duhet të rrezatojë besim në opinionin publik. Nëse do të ishte kjo trajektorja, do pranoja.


Ka ardhur koha që PD ka nevojë për kryetar. Duhet të hyjmë në një periudhë moderne të partive. Lideri mund të mos lindë për shumë kohë, por një parti nuk mund të mos ketë kryetar. Berisha tha kryetari bëhet lider kur çon parti në fitore” – tha Bylykbashi.

Bylykbashi theksoi se Basha ka dështuar vazhdimisht, duke shtuar se do të ndërtohet demokracia e brendshme në PD.

“Besoj që Basha e ka humbur me 44 mijë demokratë. Ata s’kishin denjuar të merrnin as teserën që do u jepte Basha. E kemi fituar garën me të. është një batutë e vjetër, Basha është njësh për të qenë dysh” – tha deputeti i PD. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Si po ju peshkojne dhe po tallin trapin me ju o lumdhenj. As ne enderr ste le sala as ty dhe asnje tjeter te behet kryetar ne pd e tij, se pd zyrtare e ka kryetarin e saj, ju vazhdoni me analiza marksite leniniste.
    Mban ” gjalle” qimin me tv e tij dhe te gjithe keta te tjeret si nipin e hysni kapos me shok, vec kaq mund te besh ti me organizaten ku ben pjese

  2. Tek Fevziu para nje muaji Bylykbashi e tha shume qarte kur po diskutohej kush duhet te mbeshtetet. Bylykbashi i tha Alibeajt qe Basha eshte 47 vjec, sac eshte dhe Bylykbashi. Nese qendron Basha i tha e ke aty edhe 20 vjet te tjera. Aty beri te qarte ambicien per kryetar duke e ftuar edhe Alibeajn ne te njejten ambicie, por ne te njejten kohe dha dhe arsyen e vertete pse mbeshetet Berishen. Arsye racionale qe e kane dhe shume te tjere jo detyrimisht per kryetar. Per shkak te moshes sido qe te jete drejtimi i Berishes do jete me i brishte dhe hapesirat e lirise me te medha ne PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.