• |
ide | kryesore

Rekord të infektuarish në Gjermani

-Instant, Lajme, Planet



Gjermania ka raportuar 133, 536 raste në 24 orë. Është dita e dytë radhazi që vendi europian ka thyer një rekord, duke shënuar gjithashtu 234 viktima, sipas shifrave të përditësuara  nga Instituti Robert Koch.

Shkalla e incidencës javore tani është mbi 584.4 raste të reja për 100,000 njerëz. Gjermania tani i është bashkuar vendeve të tjera europiane si Britania e Madhe, Franca dhe Italia duke regjistruar më shumë se 100,000 raste të reja në 24 orë. Omicron tani përbën më shumë se 70% të rasteve të reja.

Gjermania është zotuar se do të përshpejtojë fushatën e vaksinimit  ndërsa parlamenti  pritet të bëjë të detyrueshëm vaksinimin, një masë e mbështetur nga kancelari i ri Olaf Scholz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *