• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër, kapet pas një dite autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar me iniciale K.K. është arrestuar nga policia pasi një natë më parë hapi zjarr drejt një lokali në Shkodër duke rrezikuar jetën e klientëve. Sipas policisë, pasi ka konsumuar alkool në lokal, ai është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit. Ngjarja ndodhi në lokalin në pronësi të Nikolle Dushaj rreth orës 20:40 të së premtes.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”. Materialet në lidhje me këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *