• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool, tris Crystal Palace e i afrohet City: Burnley ndalon Arsenal

-Instant, F1, Sport, Video



Liverpool është konfirmuar si antagonisti kryesor i Manchester City në Premier League. Në javën e 23, Reds mposhtën Crystal Palace 3-1 jashtë fushe me golat e Van Dijk dhe Oxlade-Chamberlain në pjesën e parë dhe penalltinë e Fabinhos në fund, pas golit të Edouard në fillimin e pjesës së dytë. Arsenal dominoi ndeshjen, por nuk shkoi përtej 0-0 me Burnley, i fundit në renditje, Leicester-Brighton përfundoi 1-1 me golat e Daka dhe Welbeck.

ARSENAL – BURNLEY 0-0
Arsenal nuk gjeti saktësinë e duhur dhe nuk arriti të depërtonte në murin e Burnley, gjë që e detyroi atë në një 0-0 në shtëpi aspak të kënaqshme. Gunners, që vinin nga eliminimi në Carabao Cup, tentuan në disa raste por dështuan në finalizim. Odegaard shpiku dhe gjithashtu goditi edhe një traversë me goditje dënimi, Smith Rowe impenjoi Pope, por asnjëri prej tyre nuk gjeti lëvizjen vendimtare. Në fund, edhe Lacazette humbi rastin e fitores së mundshme dhe Arsenal duhet të kënaqet me një barazim brenda mureve miqësore: mes kampionatit dhe kupave, ata nuk kanë fituar në pesë ndeshje. Burnley mbetet i fundit në renditje, por arrin në kuotën 12 pikë dhe mund të vazhdojë të shpresojë për shpëtim.

CRYSTAL PALACE – LIVERPOOL 1-3
Liverpooli fiton 3-1 në transfertë me Crystal Palace dhe rikuperon ndonjë pikë ndaj Manchester City, duke arritur në 9 pikë distancë me një ndeshje për t’u rikuperuar. Reds e nisën fuqishëm dhe e zhbllokuan sfidën pas vetëm 8 minutash, kur Van Dijk shënoi në krosimin nga këndi të Robertson për të kaluar skuadrën e Klopp në avantazh. Miqtë nuk e ulën ritmin dhe dyfishuan pas gjysmë ore lojë me Oxlade-Chamberlain, i shpejtë në kontrollin me gjoks të krosimit të Robertson, përpara se të mposhte Guaitas. Crystal Palace nuk u dorëzua dhe detyroi Alisson në dy ndërhyrje vendimtare, ndaj Olise dhe Mateta. Braziliani, gjithsesi, nuk mundi të bënte dot asgjë në minutën e 55 në kundërsulmin e orkestruar nga Mateta, i cili i shpëtoi pozicionit jashtë loje për t’i shërbyer Edouard, i cili vetëm duhet të dërgonte topin në rrjetë, duke ngushtuar diferencën. Liverpool u mbrojt mirë dhe mbylli ndeshjen në minutën e 89′ me penalltinë e shënuar nga Fabinho. Suksesi e bën më interesante luftën me Cityn për titull, ndërsa Crystal Palace mbetet i mbërthyer në 24 pikë.

LEICESTER – BRIGHTON 1-1
Leicester dhe Brighton nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit në ndeshjen e mesit të tabelës, duke barazuar 1-1. Pas një pjese të parë pa emocione të mëdha, Foxes kaluan në epërsi në fillimin e pjesës së dytë me Patson Daka, që shtyu në rrjetë grushtimin e Sanchez në goditjen e Barnes. Miqtë nuk e pranuan rezultatin dhe reaguan duke gjetur golin e barazimit në minutën e 82 me goditjen me kokë të Welbeck, në krosimin e Maupay. Brighton, në barazimin e tretë radhazi, mbetet i nënti me 30 pikë, ndërsa Leicester është katër pikë prapa.

Premier League England
Arsenal 0-0 Burnley
Crystal Palace 1-3 Liverpool
Leicester City 1-1 Brighton & Hove Albion



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *