• |
ide | kryesore

Çmenduri shqiptare/ Zbardhet dëshmia e burrit që vrau krushkën: Më kishte borxh 6 mijë lekë për cjapin që ndërzeu dhitë e saj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Duket të jenë në kufijtë e së pabesueshmes shkaqet që çuan në vrasjen e 64-vjeçares Fatime Suli nga Fetah Marra pak ditë më parë në Kuçovë. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në prokurori, shkaku ka nisur për një borxh 6 mijë lekë që sipas Marrës, viktima ia kishte atij dhe nuk ia jepte prej disa kohësh. I pyetur për burimin e këtij borxhi nga prokurorët, Marra është përgjigjur se sherri nisi pasi gruaja nuk pranonte t’i jepte lekët për shërbimin që cjapi i tij kishte bërë ndaj dhive të Sulit duke i ndërzyer ato. Sipas tij, Fatime Suli kishte marrë cjapin e tij për të ndërzyer dhitë, por më pas nuk kishte dashur që t’i jepte lekët.

“Kur unë shkova t’i kërkoj lekët ajo më gjuajti me gurë. Prandaj e mbyta”, është shprehur ai. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur njoftuan policinë. Një orë më vonë trupi i saj u gjet rreth 1 km lar banesës.


Si rezultat i autopsisë mjeko ligjore rezultoi se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Kjo vuri në lëvizje policinë duke marrë në pyetje banorët dhe duke këqyrur pamjet filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë duke identifikuar edhe autorin Fetah Marra.

10 Comments

    1. Ne fakt gjerat me monstruoze po ndodhin perdite,prej kohesh nga fshataret fushore,prandaj ju debila qe skeni pune tjeter vetem te shani maloke,cecene,qepeni se jeni me te felliqurit.Shprehja jo me kot thote:Ishari,shan.

      1. Pse ju maloket jeni me te mire? 😁
        Ju vriteni gjakmarrje me breza o pall kari. Vetem se dikush ste respekton mustaqet apo oxhakun. O ju qifsha mu ne musteqe o rac shpellaresh primitiv

        1. Vetem se vritemi per gjera burrerore malsori e ka per turp te vras gra dhe plaka .pastaj dhe jo me per Karin e cjapit dhe per 6 mij lek.

        2. O lapangjoz, e shikon qe ste vjen mire kur te shajne te tjeret. Kshu qe mos u hidhni pupthi te i cani karin te ofendoni te tjeret jo maloku , jo fushoku. Ai qe e ben nje mut/karllik fushok apo malok, duhet ta haje vete e jo te stigmatizohen pjese te Shqiperise.

    2. Nje antimalok do thoshte: Edhe nese nuk eshte Fetahu malok, eshte cjapi i tille:). Nejse, pertej shakase, fukarallek-maskarallek, pak rendesi ka ku ndodhin keto makabritete. Shqiptaret per nje plesht djegin jorganin kudo te jene.

  1. Pra me pak fjale kemi te bejme me nje cjap prostitute! Ndersa ky eshte tutori i tij qe perfitonte nga ciltersia e cjapit!

    Tragjikomedi nga Arnautistani. Mjer ajo e shkreta qe iku!

  2. Si ka mundesi ka ndodhur ne zonen e Lali Erit kjo ngjarje!?
    SPAK do jete vene ne levizje per kete ngjarje, nderkohe pritet shoqja Kimete te dale ne konference per shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu