• |
ide | kryesore

Iu gjet rreth 28 kg kanabis në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

Lajme, Të fundit



Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Gjirokastër me finalizimin e operacionit të koduar “Transporter”. Bëhet e ditur se në pranga është vënë M.G., 29-vjeç, banues në Gjirokastër. I riu u arrestua në aksin rrugor Kakavij-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës” pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij  tip “Toyota Yaris” u gjetën 27. 6 kg cannabis sativa. Kurse, bashkëpunëtori i tij, K. M., 28 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe  tre aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *