• |
ide | kryesore

Gosens ndryshon klubin, por jo ngjyrat. Kalimi te Inter ekzalton menaxherin: “Robin është super i lumtur”

-Instant, Sport



“Gosens? Marrëveshja me Interin ka përfunduar. Operacioni prej 25 milionë euro plus bonuse, nesër është dita për ekzaminimet mjekësore. Robin është super i lumtur”. Këto janë fjalët e menaxherit të gjermanit, Paolo Busardò, për FCINTER1908. Gosens do të nënshkruajë kontratë me Interin deri në vitin 2026, zyrtarizimi do të arrijë pasi lojtari të ketë kaluar vizitat mjekësore. Pra, Simone Inzaghi do të ketë anësorin e majtë që kërkon prej disa javësh: një huazim me koston e 3 milionë eurove plus një detyrim blerje. Pasdite menaxheri i lojtarit është takuar me drejtuesit e Interit për të mbyllur marrëveshjen: “A kishte ekipe të tjera? Por Interi është Inter.”

Anësori gjerman do të nënshkruajë kontratën deri në qershor të vitit 2026 për 3 milionë euro neto, sërish me përfshirjen e bonuseve sipas rendimentit. Sipas Gazzetta dello Sport, blerja nga zikaltrit duhet të bëhet pas 18 muajsh, në qershor 2023. Gosens, i cili gjithashtu pëlqehej nga Newcastle, ka qenë jashtë që nga fundi i shtatorit për shkak të një dëmtimi në bicepsin e femurit të kofshës së djathtë, me përsëritje të dëmtimit që zgjati kohët e rikuperimit. Rikthimi i tij në fushë pritet së shpejti, por dëmtimi i gjermanit nuk e ndal Interin, i cili mendon edhe për sezonin e ardhshëm.
Jo vetëm Gosens: në fakt, në orët e fundit ka pasur kontakte të vazhdueshme mes drejtuesve të Interit dhe Genoas për të mbyllur negociatat për huazimin e Caicedos, sulmuesi i zgjedhur pas dëmtimit të Correas. Ekuadoriani është gati të përqafojë Inzaghin, i cili e ka stërvitur edhe te Lazio. Për të ardhmen, megjithatë, emri në shënjestër të zikaltërve për rolin e qendërsulmuesit është ai i Gianluca Scamaccas e sulmi për xhevahirin e Sassuolos do të fillojë në qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *