• |
ide | kryesore

“Ose largo Berishën, ose atje në birucë”, ish-kryeministri tregon si u shantazhua Lulzim Basha me dosjen e Nik Muzin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sali Berisha tha se Lulzim Basha u shantazhua me dosjen e Nik Muzin për të përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. Berisha rrëfeu në ‘Opinion’ se Basha kishte shkelur ligjet me lobimin në SHBA dhe atje rrezikonte burgun. Ish-kryeministri kujtoi se Basha nuk udhëtoi dy vite në SHBA pasi atje do ta arrestonin për pastrim parash.

“Është dosja Nik Muzin. Kur prokurorja e Tiranës po e hetonte Bashën për larje parash, ajo kërkoi dosjen për Nik Muzin. Nik Muzin tregoi herën e dytë pasi u kap në një tjetër ccështje. Ai i tregoi të gjitha. Pasi i tregoi Nik Muzin, dosja erdhi këtu. Prokuroria e mori vesh që ka dëshmuar atje, u thirr Lulzim Basha. Raporti ishte: Ose largo Berishën, ose je këtu ose atje në birucë. Dhe atje nuk shkonte dot. Po them çfarë thoshte raporti i huaj. Unë dija ato që më kishte thënë. Nuk e dija që kishte shkelur çdo ligj. Më kishte deklaruar se ato para u mblodhën në diasporë dhe ne ato para i paguam këtu. Unë besova atë që më tha. Dhe Donald Lu-së i thashë publikisht që nuk është e vërtetë. Të paktën për dy vjet ai nuk shkeli dot në SHBA, anuloi udhëtimin atj”, tha Berisha.


8 Comments

  1. Po mire more dakort se è dime qe basha nuk eshte evlia, po ti mer zorrkalb mer mashtrues tipik komunist si paske ndejt me bashen keto dy vite dhe nuk ja ke plas ne surrat dhe ta kishe bo si burrat floktoren/nevojtoren qysh atehere ? Apo e ke dit shume mire historine dhe ke mendu se do ja hedhesh bythes…..

  2. hapini petet e byrekut se te dy ne pidh te somes do shkoni te dy Shqiptaret e dine c’moterqire e nonqire jeni ju dy hajdutet dhe kriminelet e PeDes

  3. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie.

    Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse ndonjë parti udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale.As emrin nuk ta permendi ai amerikoni o Kerma e 30 vjeteve salih

  4. Mos i merrni seriozisht shashkat qe dergohen per zgjedhjet ne Shqiperi. Ne politiken tone ndodh sic thoshte Shefqet Musaraj tek “Epopeja e Ballit Kombetar”, se “ngrysesh, piperke dhe gdhin patllixhan”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu