• |
ide | kryesore

Sërish shifra të larta me COVID-19 në Kosovë, 6 të humbje jete e 3,917 raste të reja

-Instant, Lajme, Të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3,917 raste të reja me koronavirus nga 15.268 testime të kryera. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se në 24 orë humbën jetën si pasojë e Covid-19 gjashtë qytetarë.

Sot janë shëruar 617 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950. Në total numri i rasteve aktive është 28.751. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

1 Comment

  1. para nje jave ne Kosove kishte vetem 80 raste ndersa tani mbi 3 mije apo keshtu ju dhane urdher te ngrejme artificialisht numrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu