• |
ide | kryesore

Merr kthesë moti në fundjavë, acari i lë vendin shiut (Parashikimi)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas ditëve të acarta që përfshinë vendin tonë për plot një javë, në fundjavë pritet të rikthehet shiu.

Kështu bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në parashikimin e motit për fundjavën.

“Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, lokalisht në jug me intensitet deri mesatar.

Në zonat malore reshje bore.

Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Dita e diel pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme, por më të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare këto kryesisht përgjatë relieveve malore.” 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *