• |
ide | kryesore

Zvicerani ndërron gjininë për të marrë pensionin 1 vit përpara

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një shtetas zviceran ndërroi gjininë në zyrën e gjendjes civile për të marrë pensionin e pleqërisë një vit përpara, pra 64 vjeç për gratë kundrejt 65 vjeç për burrat.

Siç raportohet nga shtypi vendas, nga 1 janari 2022 është në fakt e mundur ndryshimi i seksit në administratën publike përmes një procedure shumë të thjeshtë: një interviste 10-minutëshe për të konstatuar “aftësinë për të dalluar” subjektin dhe 75 franga zvicerane.

Kjo procedurë ka lënë të kuptohet mundësia e abuzimeve si shmangia e shërbimit të detyrueshëm ushtarak (meshkuj) dhe si në këtë rast pensioni bazë.

Administrata publike nuk ka ndërhyrë ende për këtë çështje, edhe sepse, sipas shtypit zviceran, ka marrë udhëzime për të mbyllur sytë ndaj abuzimeve të tilla dhe në mungesë të ndonjë certifikate mjekësore për të shmangur akuzat për “transfobi”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *