• |
ide | kryesore

E ardhmja e Inter kalon nga Sassuolo: Marotta bllokon dy xhevahiret për në qershor

-Instant, Sport



Pasi ka detajuar ardhjet e Gosens dhe Caicedo, Interi tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm, duke planifikuar të paktën disa goditje të tjera në merkato. Duke filluar nga Gianluca Scamacca. Nuk është mister që sulmuesi i Sassuolos i pëlqen zikaltërve dhe këtë e konfirmoi vetë Marotta, që tashmë ka një plan gati për të bindur jeshilzinjtë.

Në ofertë është edhe Pinamonti, i identifikuar si zëvendësues i Scamaccas dhe i riu Pirola, aktualisht i huazuar te Monza. Kjo sa për të znutur 40 milionë eurot me të cilat vlerësohet Scamacca. Pjesën tjetër do të përfundojë vullneti i lojtarit për të kaluar nën urdhërat e Simone Inzaghit: në Milano e pret një kontratë prej 2.5 milionë euro në rritje.

Por nëse për Scamaccan operacioni është vetëm i skicuar, për Davide Frattesin Interi po lëviz në mënyrë vendimtare. Është praktikisht e pamundur që lojtari të jetë në gjendje të lëvizë tashmë në këtë dritare merkato, por kampionët e Italisë nuk duan ta lënë atë të shpëtojë në qershor dhe për këtë arsye ata synojnë të paraprijnë konkurrencën (Juve, Napoli dhe Dortmund të parat), duke e siguruar menjëherë. Edhe sepse vlerësimi i tij, sot rreth 20/25 milionë euro, mund të rritet akoma deri në fund të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *