• |
ide | kryesore

Probleme në Malësi të Madhe, shembje dherash në rrugë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mëngjesin e kësaj të shtunë në Tamarë të Malësisë së Madhe ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve për shkak të masiveve të dherave të rënë në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se për shkak të shembjes së dherave në rrugë, në këtë aks kalohet vetëm në një korsi deri në pastrimin e plotë të saj.


Ndër të tjera bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes.

“Në Tamarë ⚠️ në orët e para të mëngjesit pati shembje të një masivi në trup të rrugës.

Kontraktori i mirëmbajtjes menjëherë mori masat për pastrimin e rrugës.

Kalimi kryhet vetëm me një korsi po punohet për hapjen e plotë të rrugës”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu