• |
ide | kryesore

25 të ndaluar në Elbasan/ Mbushën qelitë me drogë, disa policë burgjesh nën akuzë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një mega-operacion po zhvillohet për arrestimin e një numri të madh zyrtarësh në qytetin e Elbasanit.

Mediat raportojnë se janë më shumë se 25 urdhër-ndalimi të lëshuara nga një grup prokurorësh. Operacioni ka të bëjë me zyrtarë që kanë shpërdoruar detyrën. Mes urdhër ndalimeve ka zyrtarë të burgjeve të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Po ashtu urdhër ndalimi janë lëshuar edhe për të burgosur “VIP” të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë mundur të fusin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.

Hetimi ka nisur prej disa muajsh. Urdhër-arrestet janë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Për zyrtarët nën hetim që janë duke u shoqëruar nga FNSH ka vendim gjykatë në mungesë “arrest me burg”.

Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *