• |
ide | kryesore

Seanca në Kushtetuese për shkarkimin/ Reagon Meta: Ka edhe Gjykatë Europiane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Gjykatës i urojmë sukses, sepse nuk kemi asnjë shqetësim!” Kështu e nisi një reagim të tij Presidenti i Republikës Ilir Meta që thotë se gjatë gjithë mandatit të tij ka qenë i shqetësuar për pavarësinë e gjykatës.

“Kam 6-7 vite që kam luftuar që Shqipëria të mos ngelej një ditë të vetme pa një anëtar të Gjykatës Kushtetuese! Është shumë më e rëndësishme se sa Presidenti, se sa Qeveria, se sa Parlamenti, sepse është një institucion që duhet të mbrojë Kushtetutën, por që mbron edhe sovranitetin, edhe integritetin e vendit!

“Ne kemi kërkuar, që Gjykata të shprehej që në korrikun e vitit 2021, kur i mbaronte mandati Parlamentit të shkarkuar, sepse pasi u shkarkua vetë më 25 prill, u mblodh dhe u kujtua që duhet të më shkarkonte edhe mua!
Gjykatës Kushtetuese i takonte, kjo është çështje e rëndësishme formalisht, pasi të gjithë e dimë se ajo ka të bëjë me nenin e “Agjitacion-Propagandës”, sepse unë kam dhënë intervistë te kolegu juaj Çim Peka, por nuk ka rëndësi, por formalisht, është një çështje e rëndësishme: Presidenti i Republikës quhet formalisht i shkarkuar nga Kuvendi” – tha Meta.

“Atëherë Gjykata Kushtetuese duhet ta trajtojë këtë çështje, aq më tepër që kjo ishte një çështje e Kuvendit të kaluar, por edhe atij i takonte që ta merrte përsipër që ta çonte deri në fund dhe ta mbronte me prova, me fakte, me çfarë të donin ata!

Kjo gjë nuk ndodhi dhe ne kemi këmbëngulur që kjo çështje të zgjidhej sa më shpejt, sepse do të ishte mirë për të gjithë që kjo çështje të merrte drejtim, ashtu siç e mendonte Gjykata Kushtetuese, nuk ka asnjë shqetësim!

Ka Gjykatë Kushtetuese, por ka edhe Gjykatë Europiane, sepse ne jemi një vend europian dhe padyshim që ajo është mbi gjykatat kombëtare. Kështu që unë nuk kam asnjë shqetësim!” – tha Meta në Fax News. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Gjykata Europiane me se shumti te shton nje hale tjeter do thonin keta te fiksuarit me halet e tua tek lapsi se ne post s’te kthen dot. Duhet pranuar qe sado skandaloze te kete qene sjellja jote si President, eshte shume me skandaloze te shkarkohesh per nje fjale goje. Pas shpalljesh non-grata te Berishes pse ka pikepamje problematike per disa, ky do te ishte hapi me i madh prapa per lirite politike ne kete vend. Pertej cinizmit ( lirite politike perfaqesojne vetem zerin e oligarkeve)apo patetizmit (liria politike eshte gjeja me e rendesishme per nje njeri)te zakonshem ne trajtimin e kesaj ceshtje, fakt eshte qe lirite formale politike kane rendesi dhe duhen mbrojtur edhe ne nje vend si i joni.

  2. Cfare thote ky kari ?
    Ore debil , vendimet e gjykates kushtetuese te Shqiperise jane te pa prekshme nga cdo lloj gjykate , shqiptare apo e huaj.
    Apo fillove dhe ti si Berisha qe hodhi ne gjyq Ameriken ?
    Cfare mostrash na kane qeverisur keto 30 vite ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *