• |
ide | kryesore

Dalin EMRAT/ Cilët janë kandidatët e Bashës për zgjedhjet e 6 marsit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka mbetur e fundit për përcaktimin e kandidatëve me të cilët do të prezantohet në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Deri tani vetëm janë 4 bashki në të cilat degët kanë propozuar emra konkretë ndërsa në Dibër dhe Vorë ka ende pikëpyetje.

Deri tani janë konfirmuar Luan Hoti për bashkinë e Durrësit dhe Ferdinand Saraçi për Bashkinë e Rrogozhinës.

Strukturat drejtuese të PD në Shkodër propozuan të mërkurën Xhemal Bushatin si kandidat për kryetar bashkie ndërsa Indrit Sefa ka marrë pëlqimin e bazës si kandidat i PD për kryetar të bashkisë së Lushnjës. Sefa mban aktualisht postin e sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe procesit zgjedhor ne PD.

Mësohet se në Dibër po diskutohet mes dy emrave, Naim Gazidede i cili është kryetar i degës dhe Luan Haka që ka detyrën e Sekretarit. Në diskutime ka qenë edhe emri i ish-deputetit Xhemal Gjunkshi.

Për Bashkinë e Vorës, po diskutohet emri i Ymer Markut. Të mërkurën Lulzim Basha takoi drejtuesit dhe faktorët politike të bashkive ku do të ketë zgjedhje. Pas konsultimit dhe marrjes së vendimit me strukturat e degëve në bazë të statutit është Kryesia e PD-së që jep miratimin përfundimtar. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. Mos e vri mendjen shume Lulo se punon Kimetja per ty! Vendin e fundit si gjithmon ta ka rezervuar Kimete!

  1. Po çështë gjithë ky gëzim i madh që Basha do të humbiska nga koalicioni i Metës e Ramës me Berishën mbrenda kollovar ?
    Kaq shumë të kënaqur qenkeni nga qeverisja e këtyre të treve për 30 vjet rrjesht ?
    Berisha president, kryeministër e 30 vite në krye të PD.
    Meta kryeministër, kryetar parlamenti e president me profesion ,……ngritës peshash.
    Rama kryetar bashkie i një të tretës së popullsisë së Shqipërisë në kryeqytet, e kryeministër, me profesion…………..aktor karagjoz komik.
    Që të tre produkt i fabrikës arsimore made in enverizmi.
    Basha është jo vetëm më i riu nga të tre, por i vetmi që nuk ka pasur post lideri shtetëror e i vetmi që ka kryer studimet dhe ka punuar në një nga vendet më të zhvilluara demokratike të botës, në Hollandë.

    1. I vetmi që ka mbetë kallëp, siç ka hyrë e ka dalë nga shkolla. Njeri pa karakter, i përkëdhelur, dembel gjuash, analfabet në politikë, interesa hi…etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *