• |
ide | kryesore

Goditet banda e trafikut të drogës në Francë/ Arrestohen katër persona, tre prej tyre shqiptarë

Arkiva, Planet



Një bandë e trafikut të drogës është goditur nga Policia franceze, pas një hetimi i cili ka nisur në fillim të këtij viti.

Në pranga janë vënë katër persona, mes tyre tre shqiptarë të njohur në fushën e trafikut të drogës. Gjithashtu nga ky operacion janë sekuestruar 12 kg heroinë.

Drejtori i sigurisë Clermont-Ferrand ka bërë me dija se goditja e trafikut të drogës është një nga prioritetet kryesore dhe se policia do të vijojë të bëjë detyrën e saj për të parandaluar këtë fenomen.

Sakaq përveç drogës, policia franceze ka sekuestruar edhe bazën logjistike të trafikantëve të heorinës, një pistoletë, 3000 euro para të gatshme, pajisje për shitjen e drogës si dhe rreth 1.5 kg heroinë shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *