• |
ide | kryesore

I bllokuar prej katër ditësh në pus, 5-vjeçari maroken gjendet i vdekur

-Instant, Lajme, Planet



5-vjeçari, i cili mbeti i bllokuar në një pus të thellë në Maroko për katër ditë, ka vdekur, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar. “Lufta” për ta liruar vogëlushin u bë virale në mbarë botën, me mijëra përdorues që ndiqnin ngjarjen me padurim nga interneti duke u lutur për jetën e djalit.

Punonjësit e shpëtimit përdorën pesë buldozerë për të hapur një gropë paralele me pusin për të nxjerrë 5-vjeçarin nga errësira. Sipas BBC, i mituri kishte rënë në 32 metra thellësi në pus ndërsa ka qenë e vështirë ndërhyrja më herët për shkak të rrëshqitjes së dherave.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *