• |
ide | kryesore

Nata e parë në qeli për Saimir Tahirin, iu lejuan vetëm cigaret dhe rrobat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e kaloi natën në Burgun 313, pas vendimit që dha dje Apeli i GJKKO-së duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.  Tahiri ndodhet në godinën nr.2 të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, mësoi News 24, ndërsa është në observim dhe se gjatë natës ish-ministit të kabinetit qeveritar “Rama”, Tahirit i janë lejuar në qeli vetëm cigare dhe rroba.

Ish-Mministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë.

Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.



3 Comments

  1. Ta provoj njeher burgun saje qorri se nuk la fukara pa fut ne burg per dritat,per ujin,per patent motorri,per ndertim kasolle per lope dhe qen,por edhe perdorues droge qe e mbronte vete etj.
    Ta shikoj me sy se cfare heqin ate fukarenj ne burgje qe sajes i dukej si shkolle,te bej spiderman tani ,te dal nga dritarja e burgut,pordhet e medha grisin breket e reja thote populli,suksese ne jete do thoshte Cuci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *