• |
ide | kryesore

Kriza e energjisë elektrike prek edhe Gjermaninë, zbulohet vendimi i fundit i Bundestagut

-Instant, Lajme, Planet

Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, jo pak gjermanë e qytetarë të tjerë në Europë kujdesen këto javë që të mos e lenë gjatë të ndezur ngrohjen. Në verë priten fatura shokuese, për shkak të pagesave shtesë për energjinë.


Qeveria gjermane do të ndihmojë të paktën familjet me të ardhura të ulta. Të mërkurën (02.02) kabineti qeveritar gjerman u konsultua për dhënien e një shume ndihme për kostot e energjisë, pastaj për këtë vendos Bundestagu.


Por jo vetëm qytetarët gjermanë ankohen për ngritjen e çmimeve të energjisë. 50% e kompanive gjermane të nivelit të mesëm, sipas një sondazhi të fundit, mezi arrijnë t’i përballojnë çmimet shpërthyese të energjisë, të cilat që nga vjeshta e vitit të kaluar njohin vetëm rritje. Shoqata e Ekonomisë së Kompanive të Mesme paralajmëron, që të merren shpejt vendime nga politika, si ulja e taksës energjitike, ndryshe ekonomia gjermane humb aftësinë konkurruese.

Kompania gjermane “C.D. Walzholz GmbH & Co. KG” me shtrirje ndërkombëtare dhe e profilizuar për prodhime çeliku ndeshet me probleme të mëdha aktualisht. Prodhimi psh i çelikut special për fletë sharre dhe pajisje të tjera që duhen ngrohur ngadalë deri në 700 gradë celcius thishin shumë energji.

 

 

Heino Buddenberg, drejtor teknik i Waelzholz thotë, se “kostot e larta të energjisë kanë një ndikim të madh në të gjithë kostot e prodhimit dhe së shpejti ne nuk do të jemi të gatshëm të ofrojmë çmime konkurruese.”

Edhe fabrika gjermane e letrës “Kabelpaper” është po ashtu nën presion. Çeliku dhe letra janë dy produkte të ndryshme, por me një gjë të përbashkët: prodhimi i tyre kërkon ekstremisht shumë energji. Në kohët e rritjes së çmimeve të elektricitetit dhe gazit – një problem i madh. Sipas tyre, kostot e larta ata ua kalojnë konsumatorëve, që kanë qenë deri tani të gatshëm të paguajnë.

Martin Schröder, drejtor teknik i “Kabel Premium Pulp & Paper”, shprehet, se “nuk kemi mundësi tjetër. Situata është kështu si është. Ndryshe nga konkurrenca në Francë apo në vendet skandinave, ne nuk mund të mbështetemi tek lirimet që i bëhen industrisë, që do të ulë çmimet tona të energjisë.”

Për momentin kjo kompani po përpiqet të mbledhë energji sa të mundet, duke mbajtur syrin vigjilent ndaj tregjeve të paqëndrueshme. Disa makineri madje hiqen nga priza, kur çmimi është shumë i lartë. Megjithatë çmimet e larta të energjisë, po kërcënojnë investimet në teknologji të reja, përfshirë edhe energjitë e rigjenerueshme.

Fabrika e letës Kabelpaper ishte duke planifikuar përdorimin e nxehtësisë gjeotermike. SipasMartin Schröder,”ne kemi bërë kërkime për energjinë gjeotermike…por ky projekt do të shtyhet tani. Na duhet të merrnim një vendim, pra ishim duke punuar në një sistem të madh ventilimi të ngrohjes. Por për të gjitha këto tani na mungojnë paratë dhe likuiditeti.”

Qeveria duhet të ndërhyjë, kërkon edhe Heino Buddenberg. Ai po shpreson, që kompanitë të çlirohen nga taksa dhe tarifa të caktuara…nëse jo, ai ka frikë që disa kompani do të mbyllen. “Gjithkush e di, që Gjermania ka pasur një industri tekstile në lulëzim në vitet 50-të…derisa biznesi u zhvendos ngadalë në Azi, për shkak se prodhimi u bë me kosto të papërballueshme. Unë vërtet do doja ta mënjanoja një fat të tillë për industrinë tonë..por nuk mund ta përjashtoj këtë.”

Ministria Gjermane e Ekonomisë ka thënë, se nuk do t’i lerë vetëm bizneset që po përballen me kosto të larta energjie, dhe se po e vëzhgon situatën. Por kompanive si Waelzholz dhe Kabelpaper ju duhet më shumë se një premtim./DW


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.