• |
ide | kryesore

Qëlloi drejt nënës së tij me armë zjarri, prangoset lushnjari

Arkiva, Lajme



Një 41-vjeçar i cili kanosi me armë për të vrarë nënën e tij si edhe ka gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës në Dushk të Lushnjes është arrestuar.

Policia ka shpallur në kërkim edhe shokun e tij, shtetasin Arif.Zelo pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet një armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike.

Blutë bëjnë me dije se pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dushk, një shtetas ka kanosur për të vrarë nënën e tij si edhe ka gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

41-vjeçari, Edmond.Kadiu i cili rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje porsa ka parë shërbimet e Policisë është larguar menjëherë, por pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është lokalizuar në një lokal në fshatin Dushk, Lushnjë, dhe falë ndërhyrjes bë neutralizimi në kohë i tij dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Arif. Z., me të cilën autori shoqërohej. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Arif. Z., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 46 fishekë luftarak dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza, informon policia.

41-vjeçari u vu në pranga për veprat penale” “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, ndërsa shtetasi Arif.Z 65 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë u shpall në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *