• |
ide | kryesore

Berisha: Kishte një skenar për të bërë Bashën, President në vend të Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka pasur një skenar të Edi Ramës dhe disa ndërkombëtarëve për të bërë President të Republikës, Lulzim Bashën në vend të Ilir Metës. Berisha tha se disa ndërkombëtarë e kishin pyetur pak muaj më parë se si e shihte Bashën si president.

“Erdhën më pyetën që se si e shoh unë Bashën, President. Ishin ndërkombëtarë. E tëra kjo me shkarkimin e Metës bëhet për të vendosur në krye simbolin e të gjitha ligësive në politikë. Nuk e them për besëprerjen. Besëprerja është tjetër. Ai është një njeri që nuk njeh asnjëlloj standardi.

Kjo bëhej që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Unë nuk e përkraha. Pastaj Brava hapi fjalë se Rama do bëhej president dhe ai kryeministër. Bashkëpunëtorëve u thotë cdo ditë nga një gënjeshtër. U thotë bashkëpunëtorëve se Rama do shpallet “non grata”.

Nëse e sheh se dhe Basha ka bërë fushatën presidenciale për të dalë me këpucë të kuqe” – tha Berisha që e konsideroi të papranueshëm shkarkimin e Metës.

“Në raport me drejtësinë, ky është procesi më i shëmtuar në 30 vite. Së pari, përpjekja për të shkarkuar Presidentin nga Edi Rama dhe për të marrë në dorë të gjitha pushtetet është përpjekja më antidemokratike dhe më e rrezikshme në këtë vend. Metën po e shkarkojnë për agjitacion e propagandë. Deklaratat nuk bënin tradhti kombëtare siç thotë Kushtetuta” – tha Berisha në Klan Neës. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejt të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.

  2. Ketij vetemliut ka dy vjet qe nuk ja varin as nderkombetaret dhe as bahcevanet e ambasadave, è jo me e paskan pyetur para pak muajve. Sdq me keto “digjitalet e veta” eshte tej mase i neveritshem.

  3. vesi , amaoraliteti, hajdutria sot jane ne top, rama po stimolon turpet , basha si kllon po behet opozite fasade .
    femijet biologjik dhe ideologjik te komunistave gjakatar jane rikthy ne pushtet, fatkeqsi per kete vend .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *