• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Presidentit në Kushtetuese/ Meta: Padi në Prokurori për falsifikimin e provave nga Kuvendi

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta tha se falsifikimi i provave nga ana e Kuvendit në dosjen e dërguar për të në Gjykatën Kushtetuese, do të paditet në Prokurori. Meta tha se u ka kërkuar dy përfaqësuesve të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.

“Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”, tha Meta në një postim në Facebook.

Padinë e paralajmëroi edhe këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj.

“Sot u mbyll seanca gjyqësore e iniciuar krejtësisht pa të drejtë nga Kuvendi i Shqipërisë. Për fat të keq, u provua dhe sot se Kuvendi për qëllime politike depozitoi prova shkresore të manipuluara, vetëm e vetëm me qëllimin që të rrëzoheshin pretendimet e Kreut të Shtetit. E kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë për një çështje kaq të rëndësishme sa është shkarkimi i Presidentit të Republikës në një çështje që nuk duhet të ekzistonte, imagjinoni çfarë ndodh me institucionet e tjera. Presidenti ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë lidhur me këtë çështje”, tha Dervishaj



7 Comments

  1. skalon dit qe ky cop kari te mos na habis me karllikun e rradhes. Hajd se dhe ti si Saja ke per te perfundu.

  2. Like floriri kerkon tja hedhi bythes me procedura. Po stha asnje gje per akuzat, vetem po kapet me anen procedurale. Eshte ne mut deri ne fyt.

  3. Trafik droge, trafikim të vajzave të mitura, vrasje, zhdukje njerëzisht, pastrim parash, vjedhje të thesarit të shtetit, vjedhje votash, vrasje masive, flirt me Millosheviçin etj. Këto janë vetëm disa nga saga e akuzave të llahtarshme që kanë shkëmbyer gjatë viteve Sali Berisha dhe Ilir Meta, sot të bashkuar në një çati politike, për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe për të sfiduar shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *