• |
ide | kryesore

Nuk u vetëvra/ Gruaja në Fier u godit 6 herë me thikë në gjoks, nga bashkëshorti

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit. Këtë të martë, policia njoftoi se një grua 50-vjeçare është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vdekur. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por mënyra sesi viktima kishte marrë plagët vdekjeprurëse nga goditja me një thikë, sillte dyshime se nuk mund ta kishte kryer vetë aktin fatal. Burime nga policia më pas bëjnë me dije se në fakt viktima Valdete Manaj është qëlluar 6 herë me thikë në gjoks, nga bashkëshorti i saj Petri Manaj.

Mësohet se çifti prej kohësh ka pasur probleme, ndërsa dyshohet se autori kur ka kryer krimin ka qenë në gjendje të dehur.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *