• |
ide | kryesore

Open Balkan, Vuçiç: Nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me Albin Kurtin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kufijve



Aleksadër Vuçiç dhe Albin Kurti mund të ulen për bisedime në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa ka folur për Ballkanin e Hapur, ka nënvizuar se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të, megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, tha Vuçiç në një intervistë për televizionin Happy.

Vuçiç nuk preferoi të jepte detaje për vizitat e të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, bisedën me të cilët e konsideroi të vështirë.

Ai e komentoi edhe emërimin e Christopher Hill si ambasador në Beograd. “Hill është një mik i ngushtë i Bidenit, doajenit të skenës diplomatike amerikane që ne njohim. Jo të gjitha përvojat janë të lehta, por sigurisht që ne e mirëpresim atë”, tha Vuçiç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *