• |
ide | kryesore

SHBA dhe BE deklaratë të përbashkët: Mbështesim vijimin e vettingut në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkimi Europian dhe SHBA kanë shprehur mbështetjen e tyre në vijimin e procesit të vetingut në kuadër të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Deklaratë e përbashkët për shtyp e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe e Ambasadës së SHBA në Tiranë

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësorë, ka qenë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi reforma në drejtësi po jep rezultate.

Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtësi. Për t’u mundesuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për një periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar ështě në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazině para ligjit dhe sigurinë juridike.
Je konfuz se cfarë dhurate të bësh për Shën Valentin? Këtu gjen disa Ide..
SHOP MANIA Reklamë nga boost.al
Je konfuz se cfarë dhurate të bësh për Shën Valentin? Këtu gjen disa Ide..

Zgjatja e propozuar e vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët – pavarësisht nga përkatësia partiake – ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të. ashtu siç kane mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.



2 Comments

  1. Interes jo vetem kombetar (kudo qe ndodhet kombi) por edhe nderkometar/ international (kudo ku ndodhen z*re te tille qe u bien tupanave ne dasmen/vakine e tjetrit)… Si se kuptojme ala rendesine e votes per ne BE-ne qe se dime ku eshte…
    Pffffffffffffffffffffffffffffff pffffffffffffffffffffffffffffff
    Nese mendoni vertete per te, jeni shume te vonuar per t’a rifilluar nga e para….
    Kaq e thjeshte eshte….
    🤦‍♂️☝️

  2. Ca palaco nderkombtar ne sherbim te hajnise nga viti 2016 jemi 2022.
    Hahaha.
    Jam nje refugjat ne Itali prej vitit 1993 Nuk e kuptoj me cfar tagri flasin keta llapaqener per nje reform qe i nevoitet dhe e domosdoshme per popullin dhe kombin SHQIPTARE zbato ligjet dhe kushtet e vedosura dhe pik.
    Po cfar po fshehin kta bashibuzuk ambasador dhe kujt po i sherbejn ne te vertet. …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *